Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KAS gjobit Margaritin, Veliajn dhe drejtuesen e Operas për shpërdorim të burimeve publike në fushatë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ ka gjobitur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ministren e kulturës, Elva Margariti dhe drejtoreshën e Operas Abigeila Vushtina për shkelje të Kodit Zgjedhor. Denoncimi për titullarët erdhi nga organizata Drejtësi Sociale, e cila arriti të konfirmojë se aktiviteti i datës 4 maj 2022 në TKOB ka natyrë elektorale dhe duhej të raportohej në KQZ.

Sipas njoftimit të KQZ-së, KAS vendosi sanksion administrativ:

  • Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
  • Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;
  • Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”.

Juristja Gjyljana Bakalli nga “Drejtësia Sociale” pohon për Citizens Channel se denoncimi është bërë më tetë maj, ndërsa seanca e parë tek Komisioneri është zhvilluar në tetor 2023.

Momente gjate senaces publike

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.

“Fillimisht Komisioneri Celibashi vendosi që të gjobiste vetëm përgjegjësen e Ministrisë se Kulturës, Zerina Bruçi, por ky vendim u rrëzua nga KASI, i cili e përjashtoi nga gjobitja Bruçin dhe përfshiu tre titullarët më të rëndësishëm, atë çfarë ne kërkuam realisht“, – tha Bakalli.

Bakalli shton se TOB është thjesht institucioni që e ka pritur aktivitetin, sepse ka qenë i detyruar, gjithsesi mbetet të shihet vendimi i plotë i zbardhur i KAS.

“Secili institucion i hidhte topin njëri tjetrin dhe nuk donin ta zbardhnin as arsyen e zhvillimit të takimit, as kush e kishte organizuar, derisa na solli ministria një ftesë ku thanë se na ka ftuar Bashkia e Tiranës, ndërkohë ministria vet kur e hapi takimin thotë me ftesën time dhe të Erionit“, – analizon Bakalli.

Ajo përfundon se është konsideruar si aktivitet i bashkisë, gjithsesi presim që vendimi të shkojë në Kolegjin Zgjedhor.

Sipa Kodit zgjedhor, neni 92, institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Mos raportimi i veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ ose ndërmarrjeve shtetërore, ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të institucionit kur  ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *