Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Shëndetësi me para nga xhepi”, shqiptarët paguajnë për 60% të shërbimeve shëndetësore

Një shtetas shqiptar ka shpenzuar mesatarisht 465 dollarë në një vit për shëndetin, sipas të dhënave të fundit të raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të dhënat e studimit i përkasin vitit 2021. Nga kjo shumë, 59.7% ose 277 dollarë është paguar nga xhepi qytetarëve dhe pjesa tjetër 39.7% nga shpenzimet e qeverisë në buxhetin e shtetit.

Edhe pse në vitin 2013, qeveria shqiptare premtoi shëndetësi fals Shqipëria kryeson listën e vendeve ku shpenzimet për shëndetin paguhen direkt nga qytetarët. Menjëherë pas nesh renditet Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Shpenzimet direkte të qytetarëve u rritën me 10.4% nga 2005. Ndërsa shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit për shëndetësinë janë ulur me 7.2% pra nga 2005. Edhe treguesi që përcakton prioritetin për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është 0.2% më i ulët se në 2005.

Ndërkohë viti 2020 i pandemisë shënon edhe kulmin e rritjes së shpenzimeve të familjeve shqiptare për shëndetësinë, ku u arrit rekordi i 5.6% të totalit të shpenzimeve, nga 4.9% vitin e mëparshëm, në një tregues se kurimi i Covid-19 u përballua nga xhepi.

Sipas një raporti të organizatës “Together for life”, përsa i përket shpenzimeve publike në sektorin e shëndetësisë, të dhënat tregojnë se 60% e investimeve publike fokusohen në ndërtim dhe rikonstruksion të objekteve shëndetësore, ndërsa vetëm 13.7% e totalit të fondeve shkojnë për blerje të pajisjeve mjekësore.

Ndërkohë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur disa herë në SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion). për të dhënë shpjegime për koncesionin e sterilizimit. Për ish-ministrin, GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *