Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gurorja në Postribë vijon punën mes kundërshtive disavjeçare të banorëve

*Në zbatim të Kodit të Etikës së Citizens Channel artikulli është korrigjuar. 

Gurorja në fshatin Rasek është kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës. Të vendosura në vijë ajrore 200 metra larg njëra – tjetrës, në Postribë të Shkodrës, ato shfrytëzojnë mineralin gëlqeror që prej 2017-ës.

Leja për shfrytëzimin e kësaj zonë është marrë nga subjektit “Babasi Coo” sh.p.k,, por ky i fundit ka nënkontraktuar “Nga Group” për punimet në gurore.

Prej vitesh banorët,kundërshtojnë aktivitetin e gurores me pretendimin se ndot ujin e burimit, që përdoret nga ujësjellësi i Postribës për të furnizuar shtatë fshatra, Milan, Rrasek, Boks, Dragoç, Kodërboks, Mes, Fshati i Ri.

“Gurorja dëmton ujësjellësin, në radhë të parë që furnizon mbi shtatë mijë frymë të zonës. Ka dëmtuar kanalin vaditës, që është mbi 350 – vjeçar, më tepër “- tregon për Citizens Channel Bashkim Ruçi.

Që prej fillimit të punës së gurores banorët shprehen se kanë shitur bagëtinë, pasi nuk mund të kullosin më.

“Sot bashkia na helmon me këtë ujë, edhe unë e quaj për vete një gjenocid“- shprehet një tjetër banor i zonës, Zamir Milani.

Më 30 prill 2018, Këshilli Bashkiak Shkodër ka dhënë pëlqimin për dhënien me qira të sipërfaqes kullosore prej një hektarë, me afat 10-vjeçar.

Gjithashtu banorët denoncojnë dëmtimin e trashëgimisë materiale në zonë.

“Një tumë nuk ekziston më, është varr tumoral, është prish komplet, 100%! Kanë ardhur ekspertët, e kanë parë të policisë, të Prokurorisë së Shkodrës, kanë ardh komisariati, të tërë e kanë parë. Kjo nuk ekziston më! “- tregon për “Citizens“ banori i zonës Xhevdet Karmaj.

AKBN ka pranuar se kjo zonë mbart potencial të lartë arkeologjik dhe është zonë studimi që përfshihet në projektin kërkimor shkencor, në Institutin e Arkeologjisë “Vëzhgime përnjohëse në zonën kodrinore të Shqipërisë, veriperëndimore (Lezhe – Shkodër) “.

Pamje nga burimi

“Beteja e komunitetit përballë mospërfilljes së institucioneve”

“Kemi bë shkresa çdo ministrie, Ministrisë së Energjetikës, na pason te Ministria e Mjedisit, Ministria e Mjedisit na pason te AKBN, si përfundim ne nuk gjejmë zgjidhje“- analizon Bashkim Ruçi.

Banorët gjithashtu e kanë denoncuar çështjen në Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK).

“Dy vjet, ja kemi çuar SPAK – ut, edhe nuk ka kthyer asnjë përgjigje! I kalon për kompetencë Prokurorisë Shkodrës. Prokuroria Shkodrës, na ka thirrë një herë, por janë duke fjet, sikur janë duke fjet mbi dosje“- përfundon Ruçi.

Vetëm katër ditë më parë banorët protestuan sërish përpara Bashksië Shkodër, duke kërkuar ndërprerjen totale të punës së guroreve.

Korrigjim redaksional:  

Një version i mëhershëm i këtij artikulli përmbante një pasaktësi mbi zotëruesin e lejes mjedisore. 

“NGA Group”, nënkontraktori i “Babasi COO” për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në Rasek, Postribë, disponon dy leje mjedisore të tipit B, të cilat i ka marrë në vitin 2022. Leja për guroren është marrë në vitin 2017.

Ndërkohë “Grupo Babasi”, i cili po ashtu ka marrë një leje për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në vitin 2015, në fshatin Baks të Postribës, i është hequr leja në gusht të vitit 2023.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *