Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një platformë kundër femicidit”

Katër gra shqiptare u vranë në dy muajt e parë të vitit 2024, prej personave të afërm.

Në vitin 2023, sipas “Counting Dead Women” një nismë përkujtimoreje për viktimat e femicidit janë vrarë 28 gra dhe vajza shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa, vetëm në dekadën e fundit numërohen më shumë se 150 gra dhe vajza të vrara.

Vrasja e qëllimshme e grave ose vajzave për shkak se janë femra njihet si femicid, term i cili përcakton vrasjen e një gruaje nga një partner, qoftë ky bashkëshorti, ai aktual apo i mëparshëm, si dhe familjarë.

Nisur nga situata shqetësuese e grave në shoqërinë shqiptare, një grupim aktivistësh në Tiranë kanë nisur të adresojnë rastet e femicidit në shoqërinë shqiptare.

“Erdhi si nevojë dhe domosdoshmëri prej frikës që ndjenim si vajza aktiviste në momentin që vrasjet e grave u bënë thuajse normale, duke arritur shifra të frikshme. Vendosëm që duhet të organizoheshin për të mbrojtur së pari veten tonë, por edhe secilën vajzë dhe grua që kemi pranë”,- shprehet Sidorela Vatnikaj, aktiviste dhe nismëtare e platformës kundër femicidit.


Rastet e fundit të vrasjes së grave dhe vajzave bënë bashkë në janar të këtij viti dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar për të materializuar revoltën e tyre përmes një platforme.

Për Jasmina Senglën, nisma erdhi si një nevojë për të vepruar në mënyrë konkrete.

“Në plan afatgjatë duam të neutralizojnë kushtet të cilat e lehtësojnë vrasjen e grave, si kapacitetet e pamjaftueshme të qendrave për gratë e dhunuara, politikat e dobëta për integrimin e ish-viktimave te dhunës dhe mungesën e ndërgjegjësimit”,- shpjegon ajo për “Citizens”.

Sipas Sidorela Vatnikajt, situata është edhe më e rendë, pasi shumë raste janë të fshehura.

“Fakti që vetëm në dy muajt e parë të vitit kemi viktima dy gra, të cilat kryejnë vetëvrasje të detyruara, tregon, në gjykimin tim, situatën shumë të rrezikshme të dhjetra grave sot”,-argumenton Vatnikaj.

Sipas aktivisteve nismëtare të platformës, kjo strukturë do të jetë me bazë vullnetare, duke u përpjekur të punohet në disa drejtime sikurse media, legjislacioni, edukimi dhe aspekti psiko-social.

Jesmina Sengla, studente

“Do të punojmë në mënyrë të pavarur në fushën e ligjit, medias, edukimit dhe ndërgjegjësimit dhe politikave e shërbimeve sociale”,-tha Jesmina Sengla.

Ndërsa sipas Sidorelës, ftesa është e hapur për të gjithë: “Thërret për avokatë të cilët nuk e injorojnë shqetësimin gjinor kur përballen në gjykatë, aktivistë të cilët duan të ndërtojnë një lëvizje kundër femicidit dhe për qytetarë të cilët ta shohim femicidin si kërcënim për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për gratë”.

Për femicidin, aktivistet kanë nisur të flasin edhe në universitete dhe hapësira publike, duke prezantuar dokumentarë, ku analizohet çështja e vrasjes së vajzave dhe grave që në vitet 2000.

Denoncimi i dhunës dhe urdhrat e mbrojtës

Në Shqipëri çdokush që e sheh jetën të rrezikuar nga individë brenda familjes mund ta adresojë te autoritetet, garantuar kjo nga ligji Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, i vitit 2006. Ky ligj ka në vetvete një mekanizëm që ofron mbrojtje të personave që kanë përjetuar dhunë përmes “Urdhrit të Mbrojtjes” dhe “Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes”. Më 2018 ky ligj u pasua me disa ndryshime.

Urdhri për mbrojtje lëshohet për 48 orë nga policia dhe në rastet kur personi i dhunshëm shkel udhëzimet e policisë ai dënohet sipas ligjit.

Në Shqipëri numri i urdhrave të mbrojtjes të shqyrtuar nga gjykatat kanë qenë të larta. Numrin më të lartë dhe kryesor të kërkesave për udhër mbrojtjeje e mbajnë vajzat dhe gratë.

Për vitin 2019 pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë janë shqyrtuar 804 rastë për “Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje”, nga të cilat 390 janë pranuar, 302 janë pushuar dhe 111 janë rrëzuar përfshirë edhe një prej tyre të pajtuar. Shumica e këtyre kërkesave për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm kanë ardhur nga vajzat dhe gratë.

Gjatë atij viti janë shqyrtuar 150 çështje sa i përket “Urdhër Mbrojtjeje”, prej te cilave 68 janë pranuar, 49 janë pushuar dhe 33 janë rrëzuar.

Ndërsa për vitin 2020, janë shqyrtuar 144 çështje lidhur me kërkesën për “Urdhra Mbrojtjeje” nga të cilat 57 janë pranuar, 52 janë pushuar dhe 35 janë rrëzuar.

Po në të njëjtin vit, janë trajtuar 796 kërkesa për “Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje”, prej nga ku janë pranuar vetëm 442 kërkesa.

Përgjatë vitit 2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë shkuar 122 kërkesa për “Urdhër Mbrojtjeje”, prej të cilave 47 janë pranuar. Ndërsa kërkesat për “Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje” për 2021 kanë qenë 693 prej të cilave 339 janë pranuar.

Gjykata e rrethit Durrës përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021 ka dhëne 236 vendime për “Lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”.

Gjykata e rrethit Vlorë deri në muaji nëntor 2021 ka dhënë 103 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje dhe 9 urdhra mbrojtjeje. Ndërsa sipas Drejtorisë Vendore të Policisë ne Durrës nga vitit 2015 deri më 2021 numri i kërkesave për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes është 3536.

Në Drejtorinë e Policisë së Fierit nga vitit 2015 deri më nëntor të vitit 2021 janë evidentuar 1299 kërkesa për udhër mbrojtjeje, ndërsas janë kryer 937 denoncime për dhunën në familje.

  1. Urdhri i mbrojtjes është urdhri i lëshuar me vendim gjykate, ku parashikohen masat
    mbrojtëse për viktimën, fëmijët dhe sipas rastit, masa për rehabilitimin e dhunuesit.
  2. Urdhri i menjëhershëm plotësohet nga Policia, lëshohet nga Gjykata dhe zgjat 20 ditë, deri në vendimin përfundimtar për ta zgjatur më tej ose për ta pushuar atë. Pas 20 ditësh, nëse kjo masë mbrojtëse zgjatet, bëhet urdhër mbrojtjeje dhe mund të shkojë deri në 1 vit. Gjatë kësaj kohe, viktimës i garantohet çdo muaj mbrojtja ligjore dhe ndihmesa monetare prej 3000 lekësh në muaj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *