Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Të shqetësuar për lirinë e medias, “Reporterët pa Kufij” rikthehen në Shqipëri

Teksa sot u miratua me nxitim ngritja e komisionit të dezinformimit, i propozuar dhe i votuar nga mazhoranca, paralelisht u mbajt konferenca për të drejtën e informimit nga Këshilli Shqiptar i Medias dhe Reporterët pa Kufij (RSF).

Në këtë konferencë pa prezencën e kameras gazetarët diskutuan për problematikat që hasin në punën e tyre të përditshme, gjithashtu përfaqësues të RSF dhanë vlerësimin e tyre për gjendjen aktuale të lirisë së medias në vend.

“RSF është tepër e shqetësuar për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, kjo është edhe arsyeja që erdhëm serish që të ndërvepronim me komunitetin e gazetarëve” – tha për Citizens Antoine Bernard, Drejtor i Advokimit dhe Asistencës në RSF.

Sipas Antonie Bernard gazetarët janë vulnerabël, si pasojë e presionit të vazhdueshëm politik, ekonomik, që ndikojnë në pavarësinë e mjedisit mediatik në vend.

“Duhet të bëhet shumë punë që gjendja të ndryshojë, prandaj jemi sot këtu! “- theksoi ai.

Prqfaqësues të RSF- së ishin për herë të fundit në Shqipëri në nëntor të 2022.

“Që prej herës së fundit që isha këtu, në nëntor të 2022 nuk mund të them se nuk ka pasur përmirësime domethënëse” – tha për Citizens Pavol Szalai, drejtori i zyrës BE-Ballkan në RSF.

Ai renditi disa nga ngjarjet që kanë shënjuar 2023, që nga intimidimi i gazetarëve investigativë, ndërhyrje në pavarësinë e linjës editoriale nga pronarë të medias dhe biznese private me interesa ekonomike, sekuestrim i paligjshëm i pajisjeve të punës, deri në sulme fizike ndaj gazetarëve dhe vrasja e një roje të sigurisë në një media.

“Shqipëria renditet e 96 nga 180 vende në indeksin e 2022 nga RSF. Problemet nuk janë unike, por ajo që është unike këtu është se mundet që situata të ndryshojë falë zgjerimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian“- theksoi ai.

Shqipëria u ngjit me shtatë vende në Indeksin e Lirisë së Medias, megjithatë mbetet e fundit në rajon.

Sipas raportit të hartuar nga “Reporterët për Kufij”, në Shqipëri pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullimi partiak. “Gazetarët janë viktima të krimit të organizuar dhe, nganjëherë, të dhunës policore, të nxitur nga dështimi i qeverisë për t’i mbrojtur ata”, -citon raporti.

Ndërsa në 2021, Shqipëria renditej në vendin e 103 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së medias të hartuar nga organizatat Reporterët pa Kufij.

Gjithashtu përgjatë diskutimeve u kërkua nga pjesëmarrësit ti kushtohej një rendësi e veçantë padive slap, si një formë e njohur që përdoret për të heshtur gazetarët.

“Në total janë 73 çështje gjyqësore të hapura nga gazetarët vetëm për 2023”- përfundon Blerjana Bino, përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *