Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“VELIAJ SHKO TE SHOKËT”, LËVIZJA BASHKË KËRKON ARRESTIMIN E KRYEBASHKIAKUT

“Veliaj shko të shokët” ishte mesazhi politik të cilin aktivistët e Lëvizjes Bashkë e ngjyrosën në muret e Bashkisë Tiranë.

Përmes këtij aksioni, ata kërkuan të tërhiqnin vëmendjen pas arrestimeve të ish drejtorëve kryesorë të bashkisë së kryeqytetit. Vetëm pak ditë më parë, SPAK akuzoi 8 zyrtarë të Bashkisë Tiranë se kanë abuzuar me fondet e këtij institucioni.

Ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë akuzohen se kanë favorizuar kompaninë “5D Konstruksion” që drejtohet nga ish kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së Mariglen Qato, duke i dhënë tendera publikë pa garë të drejtë. 

Aktivsitët e Lëvizjes Bashkë në një komunikim për mediat pas aksionit, u shprehën se zyrtarët vodhën 30 milionë euro nga buxheti i shtetit për të ndërtuar vila luksoze “për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj”.

Ata kërkuan që të hetohet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është drejtuesi i këtij institucioni.

“Korrupsioni dhe përvetësimi i parave publike nuk është thjeshtë shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Mirela Ruko tha për Citizens se akuzojnë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Velliajn pasi ai ndodhet në krye të “grupit të organizuar që kanë bërë vjedhjen”. Për këtë arsye ai duhet të hetohet, thotë ajo, dhe ta mbajë përjgegjësi për paratë publike që i janë vjedhur taksapaguesve.

“Veliaj është i vemti person brenda bashkisë, i cili nuk po përmendet nga SPAK. Nuk mund të ndodhin kaq shumë afera në atë institucion dhe të mos ketë një rrjet të mirëstrukturuar”, – thotë Ruko duke theksuar nevojën e një hetimi më të gjerë. 

Në fund të muajit Mars, SPAK njoftoi akuzat e ngritura ndaj 8 zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, duke bërë të ditur se kompania e cila kontrollohej nga Mariglen Qato dhe Redi Molla është 5D Konstruksion.

Qato është gjithashtu administrator i ndërmarrjes së Bashkisë “Tirana DC”. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtarë të Biznesit (QKB), të ardhurat e kompanisë “5D Konstruksion” ishin 2.2 miliardë lekë për periudhën 2016 (viti kur u themelua) deri në vitin 2022.

Kjo kompani ka përfituar 29 kontrata publike me vlerë 1.8 miliardë lekë, sipas të dhënave të prokurimeve publike. Po ashtu ajo ka ka përfituar edhe tendera të tjerë, ku më i madhi në vlerë është 414 milionë lekë për “Rehabilitimin e Qendrës së Kinostudios”.

Sipas Prokurorisë, afera ka nisur në 2023 dhe sqaron se dy ish zyrtarët Qato dhe Molla kanë fshehur pronësinë e kompanisë përmes orkatëve të tjerë fiktivë.

Administratori i kompanisë fiktive është Nestor Muhametllari. Sipas SPAK, në periudhën 2016-2020, kohë kur Redi Molla ka qenë drejtor i UKT-së kompania në fjalë ka fituar në shkeljë të rregullave 7 procedura prokurimi të realizuara nga UKT.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *