Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aeroporti i Vlorës: Qeveria mohon ekzistencën e biodiversitetit dhe statusit të mbrojtur të territorit Vjosë-Nartë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh të enjten se aeroporti i Vlorës nuk po ndërtohet në zonë të mbrojtur.

Aeroporti prek zonën Vjosë-Nartë që sipas ligjit 81/2017 ka statusin “Peizazh i Mbrojtur”, kategoria e pestë, status që e gëzon ligjërisht edhe sot.

Asnjë centimetër tokë e aeroportit të Vlorës nuk është në zonën e mbrojtur”, – tha për Euronews ministrja Balluku. Megjithatë, fjala e ministres Balluku mbetet e pakonfirmuar ligjërisht, pasi aktualisht, nuk ka asnjë vendim të zbardhur dhe të bërë publik për heqjen e territorit të Akërnisë, aty ku planifikohet të ndërtohet aeroporti i Vlorës, nga lista e zonave të mbrojtura.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka bërë vetëm rishikimin e zonave të mbrojtura por rizonimi i Vjosë-Nartës nuk ka kaluar si Vendim i Këshillit të Ministrave. Është brenda kufijve të zonës së mbrojtur që është shpallur në 2004-tën”, – pohon për Citizens Channel ornitologu Zydjon Vorpsi nga organizata mjedisore PPNEA (Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri).

Sipas ministres Balluku, në atë zonë nuk ka faunë që mund të dëmtohet nga aeroporti.

Ai është një aeroport natyral i ndërtuar në vitin 1920. Është një zonë nën nivelin e detit. Në atë zonë nuk ka asnjë faunë”, – tha Balluku.

A ka faunë në Vjosë-Nartë?

Vorpsi shpjegon se janë mbi 200 shpendë të regjistruar në Vjosë-Nartë.

Sipas të dhënave të siguruara nga organizata PPNEA prej këtyre 200 shpendësh, 33 janë të listuar me status me status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë, ku 8 lloje mbajnë statusin e Rrezikimit Kritik (CR), 9 lloje klasifikohen si të rrezikuara (EN), 13 lloje janë cilësuar me status të Përkeqësuar (VU) si dhe 3 lloje mbartin statusin e Rrezikut të Ulët (LR).

Po ashtu, 123 lloje janë të listuar në shtojcën II të “Konventës së Bernës” të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në janar të vitit 1999 dhe zbatimi hyri në fuqi në maj të po atij viti. Konventa e Bernës është një nga konventat më të rëndësishme të ruajtjes së natyrës për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropë.

Shqipëria është po ashtu pjesë e Rrjetit të Zonave me Interes të Veçante Ruajtjeje (Emerald Network) ku 43 lloje listohen në shtojcën e parë të saj.

Narta aktualisht është zonë kandidate “emerald” dhe në momentin që Shqipëria futet në Bashkimin Evropian, ajo është zonë “Natura 2000”, pra është zonë e rrjetit evropian të zonave të mbrojtura”, – shpjegon më tej Zydjon Vorpsi.

Zydjon Vorpsi, ornitolog

Natura 2000 është rrjeti më i rëndësishëm i mbrojtjes së natyrës dhe i zonave të mbrojtura evropiane dhe është parakusht i panegociushëm për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Të dhënat e mbledhura nga PPNEA, po ashtu tregojnë se 7 lloje janë të listuar në Shtojcën I të Konventës për Llojet Shtegtare (CMS), ku listohen llojet shtegtare, popullatat e të cilave vlerësohen të jenë në rrezik zhdukje në një pjesë apo në të gjithë hapësirën e shpërndarjes së tyre.

Po në kuadër të kësaj konvente, Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen për Ruajtjen e Shpendëve të Ujit të Afrikës dhe Euroazisë (AEWA), e cila vepron për 92 prej llojeve të gjendura në Vjosë-Nartë, duke kushtëzuar vendin tonë të mbajë apo të krijojë kushte të mira habitati për këto lloje.

Bashkimi Evropian kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë

raportin vjetor të Komisionit Evropian, publikuar në tetor të vitit 2021, thuhet se aeroporti i Vlorës është planifikuar të ndërtohet në një zonë të mbrojtur, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar për mbrojtjen e diversitetit.

Vjosë-Narta është kandidate për rrjetin “Emerald”, i cili ofron strehim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në direktivën e BE-së”, – shkruhet në raport.

Pavarësisht kundërshtimeve, në terren kanë filluar aktualisht punimet.

Atje ka mjete të tonazhit të rëndë, kanë filluar ta thajnë zonën ku duan ta ndërtojnë aeroportin. Kam një video ku flamengot largohen kur kalon një kamion. Zhurma i shqetëson pafund! Imagjino ç’mund të shkaktojë një avion çdo gjysmë ore”, – përfundon Zydjon Vorpsi.gjj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *