Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Çfarë i shtyn shqiptaret të emigrojnë?

Një studim i realizuar nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale ka marrë në analizë arsyet pse shqiptarët duan të emigrojnë duke i krahasuar ato me të dhëna të vitit 2007.

Bazuar në anketat me 1423 familje, ndër arsyet që i shtyjnë shqiptarët të largohen vihet re një rënie e faktorëve ekonomik (-9.5%) dhe atyre familjar (-9.6). Ndërkohë rritje të lartë kanë arsyet që lidhen me edukimin e fëmijëve (+ 9.5%) dhe numri i personave që nuk shohin një të ardhme në Shqipëri (7.9%).

Megjithatë motivet ekonomike si përmirësimi i standardit të jetesës, papunësia apo natyra e punës mbeten në vend të parë, njëlloj si në vitin 2007. Në ndryshim nga studimi i mëparshëm, në vend të dytë renditen arsyet që lidhen me të ardhmen në Shqipëri dhe në vendin e tretë ku më parë ishin arsyet familjare tani renditet edukimi.

Grafika më poshtë jep një panoramë të plotë të arsyeve të emigrimit potencial, krahasuar me vitin 2007

Një ndër gjetjet kryesore të këtij studimi është se dëshira për tu larguar e segmentit më aktiv të shoqërisë (18-40vjecc), është rritur me 7% krahasuar me vitin 2017.
Profesor Russell King, një nga udhëheqësit e këtij studimi jep interpretimin e tij mbi këtë situatë: “Nëse disa largohen dhe kthehen sërish, me aftësi më të mira nga eksperiencat jashtë, sigurisht ky mund të jetë një proces fitimprurës. Kemi dy interpretime kundërshtuese mbi këtë fenomen. Një është migrimi i trurit, tjetri është rritja e trurit apo rikthimi i trurit nëse njerëzit kthehen. Ndaj duhet të presim dhe të shohim se si do të jetë shkalla e rikthimit në të ardhmen.”

Citizens Channel zhvilloi disa intervista me të rinjtë e Universiteteve për të kuptuar më shumë rreth motiveve që i shtyjnë të largohen:

Dr. Ilir Gedeshi, drejtor i Qendrës për studime Ekonomike dhe Sociale shpjegon se ka një ndrysim mes rritjes së migrimit potencial dhe shtimit të kërkesave për azil: “Kemi dy dallime kryesore, në migrimin potencial dëshirojnë më tepër të migrojnë personat e kualifikuar dhe të arsimuar, ndërsa nëpërmjet kërkesës për azil kanë qenë kryesisht persona të pakualifikuar dhe me një arsim më të ulët se sa mesatarja. Politika duhet të synojë që nëpërmjet marrëveshjeve nëpërmjet agjencive të punësimit të ndihmojë, meqënëse emigrimi tani është një proces që nuk mund të ndalet.

Lexo më shumë: Cilat janë shtetet ku duan të emigrojnë shqiptarët?

*Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *