Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ekonomia pas Covid19, ekspertët: ”familjet shqiptare i rezistojnë vetëm dy muaj bllokimit financiar”

“Në luftë të ardhurat gjithmonë bien, si për popullin si për shtetin. Luftërat nuk vijnë për të mos na dëmtuar ekonomikisht, por sjellin dhe rrezikun e vdekjes ekonomike”, kështu është shprehur Kryeministri Rama gjatë prezantimit të planit ekonomik të qeverisë për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Biznesi i vogël është një ndër sektorët që po përjeton me më shumë vështirësi pasojat e

Dyqani i mbyllur i Marjana Goxhabashit

“luftës” kundër virusit Covid19.

Prej më shumë se një jave, dyqani i rrobave të Marjana Goxhabashit në Durrës ka ulur qepenin. Ajo tregon se dyqani që shërben prej rreth gjashtë vitesh si i vetmi burim të ardhurash këtë muaj do ketë vetëm shpenzime dhe zero fitim: “Pronari do lekët, është pensionist dhe me qiranë time mbahet, do marr nga kursimet e shtëpisë  dhe do e paguaj. Kush të fal? Askush!” tregoi ajo në lidhje me situatën e krijuar.

Ndërsa për sa i përket planit ekonomik dhe ndihmës që mund të përfitojë prej tij Marjana deklaron se nuk ka asnjë shpresë.

“Më janë prishur dy shtëpia nga tërmeti dhe akoma skam asnjë informacion nëse do kompensohemi, sigurisht që nuk besoj se do të marr ndonjë ndihmë as këtë radhë.”

Ekspertët: Sektori i shërbimeve dhe rrogëtarët, kategoritë që preken më shumë nga bllokimi ?

Rezart Prifti

“Kategoria e parë  është  biznesi. Jo të  gjitha bizneset janë  prekur njësoj nga situata. Psh kategoria HORECA (hotel-restorante-kafeteri) është kategoria e prekur më  rëndë sepse ka patur mbyllje absolute të  aktivitetit që  nga dita e parë. Në vijim pastaj sipas intensitetit dhe kategoritë  e tjera: tregtia, nafta, prodhimi i brendshëm, etj. Kategoria e dytë janë punonjësit që shumë shpejt do figurojnë të papunë ,tashmë  si pasojë e efektit të    shkurtimeve që do bëjnë  kompanitë dhe mbi të gjitha ai grup që tashmë nuk u është    kaluar rroga prej situatës. Këta janë persona që  jetojnë  nga rroga në rrogë dhe vështirësitë që shkaktojnë në familjet e tyre janë ekstreme”, shpjegon për Citizens Channel Rezart Prifti, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

Sipas tij një familje me të ardhura mesatare përllogaritet që me kursimet e saj ta përballojë finciarisht deri në dy muaj këtë bllokim.

“Problemi primar janë  familjet që  jetojnë me një dollar në ditë mbi minimumin jetik, i cili është pesë dollarë, i përcaktuar nga Banka Botërore. Kjo kategori përfshin rreth 90% të  familjeve shqiptare. Me këtë shifër kuptohet edhe niveli katastrofik i situatës”.

Prifti liston dy aspekte problematike që sipas tij e pengojnë planin financiar të qeverisë të jetë efikas në menaxhimin e situatës:

  • “Së pari, aspekti teknik i planit nuk e ka identifikuar mirë problemin e kategorive të  prekura më rëndë ndaj dhe zgjidhjet që ofrohen janë jashtë   Për të mos thënë që shifrat e ofruara jane të  papërfillshme për mbartjen e barrës së njerëzve dhe bizneseve në nevojë . 
  • Së dyti, ideimi i planit është  bërë si bëhen gjërat në  Shqipëri për sy e faqe. Nuk mund të  ideosh një plan për nje grup njerëzish kur nuk u njeh realitetin e tyre, dhe kjo kaste politike është  e shkëputur nga realiteti i shqiptarëve. Pra politikbërja nuk është më për problemet e jetes reale por për një  realitet inegzistent”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *