Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pas BERZH edhe Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në një raport të fundit të publikuar “Lufta në rajon”, Banka Botërore analizon prodhimin ekonomik të vendeve të Europës dhe Azizë Qendrore, të ndikuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, pritet që prodhimi të tkurret me më shumë se 4.1% në vitin 2022. “Kjo është goditja e dytë e madhe dhe recesioni rajonal në dy vjet”, thotë raporti. Më herët, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), parashikoi gjithashtu ulje ekonomike të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. 

Banka Botërore, parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3,2%, që do të thotë 0.6% më pak se raporti i mëparshëm i bankës. Ndërkohë BERZH parashikon një rritje prej 3.3%. Në vitin 2023, sipas raportit ekonomia pritet të rritet me 3.4%, duke e ulur parashikimin me 0.3 pikë përqindje. 

Burimi: Banka Botërore

Rritja e inflacionit dhe lufta në Ukrainë kërcënon ekonominë dhe varfërinë”, thotë Banka Botërore në pjesën për Shqipërinë, duke shtuar se “perspektivat për vitin 20202 janë të pasigurta dhe me shumë rreziqe negative”. 

Sipas raportit, lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund të “shtyjnë rritjen e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe mallrave”, duke zvolgëluar fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve. 

Raporti nënvizon se borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas raportit, investimet publike janë thelbësore për të nxitur rritjen ekonomike të vendit, por kjo këkron një mobilizim më të fortë të të ardhurave.

Burimi: Banka Botërore

Banka parashikon që aktiviteti ekonomik i Shqipërisë të zgjerohet me ritmin që kishte vendi para pandemisë dhe para tërmetit. Por thekson se lufta në Ukrainë “mund të rrisë më tej inflacionin, të ndërpresë zinxhirët e furnizimit, të ndikojë tregjet financiare dhe cenojnë besimin”. Këto faktorë ndikojnë në përspektivën e rritjes ekonomike të Shqipërisë. 

Nga ana tjetër, një treg i ngadaltë i punës i kombinuar me fuqinë blerëse të zvogëluar mund të ngadalësojë uljen e varfërisë”, thekson banka. Sipas raportit, pritet që edhe shpenzimet e qeverisë të bien, megjitahtë banka thekson se “mund të nevojiten shpenzime më të larta për të garantuar furnizimin me energji përmes importeve më të kushtueshme të energjisë dhe mbështetjes për ndërmarrjet shtetërore të energjisë”.

Banka parashikon që nxitësi kryesor i pordhimit ekonomik në vend të ejtë konsumi privat. 

Investimet private mund të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për rritjen nëse zbatohen reformat e klimës së biznesit”, thotë raporti.  

“Rritja e çmimeve dhe inflacioni”

Shqipëria ashtu si vendet e tjera të rajonit, është prekur nga rritja e çmimeve. Në muajin mars, vendi shënoi rritjen më të shpejtë të çmimeve të konsumit që nga viti 2002. 

Të dhënat e INSTAT treguan se indeksi i çmimeve u rrit me 5.7%, krahasuar me një vit më parë. Inflacioni në muajin Shkurt ishte 3,9%, duke pësuar kështu një rritje prej 1,8% vetëm për një muaj.

Sipas INSTAT, mallrat që janë rritur më shumë janë ato jetësore si, buka, vaji, zarzavatet, sheqeri etj. Shqipëria ka dhe çmimet me të larta krahasuar me vendet e rajonit, të cilat gjithashtu kanë marrë masa për të mos ekspozuar qytetaret ndaj krizës.

Rritja e çmimeve u shoqërua me protesta qytetare në Shqipëri, ku u përpiluan disa kërkesa për qeverinë. Qeveria mirati një “paketë rezistence”, e cila sipas analistëve dhe qytetarëve është e pamjaftueshme për të përballuar situatën. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *