Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Pesë histori nga 5 Maji”

Ledion Mziu tentoi të mbrojë sot me trup shtëpinë e tij në zonën e 5 Majit. Ai u ngjit në çati, teksa shtëpia përballë shembej nga ekskavatorët. Nuk vonuan shumë dhe një numër i madh policësh u ngjitën në çatinë ku ai qëndronte, për ta tërhequr zvarrë, në mënyrë që të vijojnë me shembjen e banesave.

  1. “Muri i turpit në lagjen 5 maji”

Në nëntor të vitit 2021, Ledioni i tregoi Citizens Channel se lajmin që lagjja ku banon është kthyer në zonë rindërtimi e kishte mësuar vetëm nëpërmjet medias. Ai është një nga dhjetëra banorë të zonës që ka protestuar për muaj kundër pasojave të projektit “Tirana River Side”, duke e konsideruar marrëveshjen e ofruar nga Bashkia Tiranë si të njëanshme e të padrejtë, pasi nuk jep afate kohore kur do të strehohen banorët e prekur nga projekti.

Në këtë video, i riu që u shoqërua sot forcërisht nga policia, kishte ngritur një “Mur Turpi” me një sërë dokumentesh dhe aktmarrëveshjesh që e detyrojnë atë të heqë dorë nga prona.

2. “Dhjetor 2021 – Banorët denoncojnë mesazhet kërcënuese” 

Mark Deda mori në muajin dhjetor një mesazh kërcënues në telefonin e tij personal. Duke ju drejtuar në emër punonjësit e minibashkisë i bënin thirrje të tregojë gatishmëri dhe të lejojë specialistët që të kryejnë matjen e shtëpisë, në mënyrë që të mos penalizohet.

3. “Nëntor 2021 – Shembja e shtëpisë dhe e shpirtit”

Luan Mucka është një tjetër banor i 5 Majit, të cilit iu shemb shtëpia në muajin dhjetor të 2021-it. Me duart dhe zërin që i dridhej, ditë pasi kishte boshatisur shtëpinë, ai rrëfeu sakrificat që ai dhe bashkëshortja kanë kaluar për ta ngritur atë.

Kursimet e viteve punë të lodhshme në Greqi, i kanë mbetur të memorizuara vetëm në telefonin celular.

4. “Nëntor 2021 – Rrëfime nga të dëbuarit e lagjes 5-Maji”

Sanije Shehu është një tjetër banore e 5 Majit që sot nuk ka shtëpi. Në datë tre nëntor, ajo kishte paketuar në thasë të zinj plaçkat e fundit që do të merrte me vete, para se fadromat t’i shembnin shtëpinë në të cilën ajo kishe banuar prej 30 vitesh.  E moshuara ka rrëfyer për Citizens Channel se jeton e vetme prej vitesh dhe se fqinjët në lagje kujdeseshin për të.

Kush të ma gjejë shtëpinë? S’kam njeri, jam e vetme dhe e sëmurë”, – tregonte Sanija, teksa u shtrëngua t’ia lëshojë shtëpinë ekskavatorëve.

5. “Mars 2021 – Rindërtim dhe terr informativ”

muajin mars të vitit 2021, shqetësimet e banorëve të 5 Majit mbeteshin të paadresuara. Banorët thanë për Citizens Channel se bonusi i qirasë ishte i pamjaftueshëm, ndërsa procesi i legalizimit të shtëpive u ishte bllokuar prej kohësh.

Shumë prej tyre ngritën shqetësimin e mungesës së transparencës dhe gjuhës së dhunshme institucionale. Situata vijon të jetë e njëjtë sot, në territor ka fadroma dhe forca të shumta policore, ndërsa mungon dialogu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *