Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagime: Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, ngre shqetësime për përdorim të tepruar të forcës

Drejtoria e Policisë Tiranë raportoi ditën e sotme vdekjen e 25-vjeçarit K.R, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një punonjës policie. Sipas deklaratës, i riu është konstatuar të ketë kryer veprime të dyshimta dhe është munduar të largohet në momentin që i është bërë thirrje të ndalojë. Në kushtet e mungesës së ndriçimit në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”, polici ka qëlluar me armë zjarri të riun, i cili ka humbur jetën në spital.

Policia e shteti njoftiu sot se efektivi që qëlloi mbi viktimën është arrestuar me akuzën e vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.

Hasan Rasha, xhaxhai i viktimës, deklaroi se nipi i tij nuk ka pasur armë me vete. Në një reagim për mediat, ai tha se në fillim kur i kanë marrë në telefon i kanë thënë se djali është arrestuar nga policia dhe pastaj kanë marrë vesh se atë e kanë vrarë.

Aktualisht vijon puna nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA (Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave) dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e ngjarjes.

Reagime; Komiteti i Helsinkit: “Përdorimi i forcës minon themelet e shtetit të së drejtës”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) regoi sot, duke kërkuar hetimin e plotë të ngjarjes e duke i kujtuar autoriteteve nenin 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku përcaktohet se forca që shteti ushtron ndaj individit duhet të jetë proporcionale e nuk duhet tejkalojë atë që është “absolutisht e nevojshme”.

KShH ka theksuar se roli i policisë është të hetojë dhe të paraqesë të dyshuarit para autoriteteve përgjegjëse të drejtësisë, e në rastet kur përpiqet të ndëshkojë shkelës të dyshuar përmes përdorimit të forcës, minohet themeli i shtetit të së drejtës.

Avokati i Popullit: E drejta e jetës duhet të prevalojë

Edhe Avokati i Popullit ka bërë thirrje që ky rast të ndiqet me prioritet, me qëllim zbardhjen sa më shpejt të së vërtetës.

“E drejta për jetën e çdo njeriu duhet të prevalojë në çdo rrethanë e situatë e të mbrohet me ligj!” citohet në postimin e institucionit.

Ndërkohë edhe aktivistë të shoqërisë civile janë shprehur të shqetësuar për vrasjen e të 25-vjeccarit K.R nga forcat e policisë.

https://www.facebook.com/adriana.kalaja/posts/1012835779128076

https://www.facebook.com/ervingoci.82/posts/10160562704809408

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *