Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

HEC-et në Valbonë / Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për pezullimin e punimeve

Gjykata Administrative vendosi të rrëzojë sot, 2.06.2017, kërkesën e 27 banorëve të Luginës së Valbonës dhe Shoqatës TOKA për të pezulluar punimet e HEC-it që është duke u ndërtuar në një segmentet më të bukur të Valbonës.

Gjyqëtarja Elvana Çiçolli ka arsyetuar se pala paditëse nuk ka paraqitur prova e fakte që vazhdimi i punimeve të HEC-it dëmton mjedisin.

Palës paditëse i është lënë kohë deri me 14 qershor, atëherë kur do të zhvillohet edhe seanca e radhës, të sjellë prova të reja. Ndëkohë puna për hidrocentralin do të vazhdojë.

Në muajin prill, në brendësi të Parkut Kombëtar të Valbonës,  kanë nisur punimet për ndërtimin e një prej dy hidrocentraleve, që planifikon të fusë në tunel 3 kilometra të lumit Valbonë, në një prej segmenteve më të bukur dhe të pa prekur nga dora e njeriut.

Deri tani ky ndërtim konsiston në zgjerimin e pjesës veriore të bregut të lumit dhe është e vështirë të fshihet. Prandaj është e qartë se nëse vazhdon puna edhe për një muaj tjetër, kësaj ‘zonë të mbrojtur’ do t’i shkaktohen dëme të pariparueshme.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës nuk është vetëm një nga zonat me biodiveristetin më të lartë në Europën Jug-Lindore, por ka edhe një rëndësi të veçantë në kulturën shqipare, duke qenë burimi i shumë legjendave dhe poezive. Është gjithashtu edhe burim të ardhurash për banorët e zonës prej turizmit të qendrueshëm dhe një nga tre destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. National Geographic në vitin 2017 e shpalli si një nga “9 Best Places in the Ëorld to Enjoy the Great Outdoors” (9 vendet më të mira në botë për turizmin në natyrë). Të gjitha këto mund të shkatërrohen.

​[wpvideo frn1Gvqm]​

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *