Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Klosi: Situata me mbetjet në Shqipëri është alarmante

“Situata me mbetjet në Shqipëri është alarmante.” Kështu deklaroi Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, paraditen e së mërkurës (13.12) gjatë një takimi me partnerë dhe donatorë të huaj për të adresuar problemin e ndotjes mjedisore nga mbetjet urbane.

Duke parë gjendjen aktuale në territorin e vendit ministri Klosi bëri mea culpa-n e tij si ministër, politikan dhe funksionar shteti. “Situata në terren lë shumë për të dëshiruar dhe këtu padyshim unë bëj mea culpa-n time si ministër i Mjedisit, si funksionar publik i këtij shteti, si anëtar i Parlamentit shqiptar që ne i kemi trajtuar mbetjet në mënyrën më të keqe të mundshme”, u shpreh ai.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 88 venddepozitime të mbetjeve, ku nga këta, vetëm 3 janë në kushte optimale sanitare ndërsa 85 të tjerë janë jashtë çdo kriteri të funksionimit”, informoi zëvëndës ministrja Ornela Çuçi.

Sipas Çuçit “problemet më të mëdha në administrimin e mbetjeve janë pikat fundore, ku në masën dërrmuese njësitë e qeverisjeve vendore nuk kanë një leje mjedisore për vend depozitimet e mbetjeve”.

Çuçi bëri me dije gjithashtu se nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit janë ngritur 15 grupe pune në të gjithë Shqipërinë për të gjetur shkaktarët e ndotjes së mjedisit.

Takimi per mbetjet

Evidentimi i zonave problematike sa i përket adminstrimit të mbetjeve është një ndër alternativat si mund të zgjidhet ky problem, sugjeruan ekspertët gjermanë të GIZ (Bashkëpunimi Gjerman) të pranishëm në takim.

Ndër të tjera ata theksuan se duhet “të plotësohet një infrastrukturë e domosdoshme përsa i përket pjesës së administrimit të mbetjeve, kontenierët e duhur për të kryer këtë process, por gjithashtu edhe zëvëndësimi i atyre të vjetërve”.

Ndërsa alternitave e tretë është edhe fillimi i ndarjes së mbetjeve në burim. “Pa bërë një gjë të tillë, do jemi shumë larg asaj se çfarë kërkojnë standardet për administrimin e mbetjeve”, deklaruan ata.

Duke parë situatën në vend dhe sugjerimet ministr. Klosi kërkoi që takime të tilla të zhvilloheshin rregullisht deri në adresimin e problemit dhe njoftoi rishikimin e strategjisë për menaxhimin e integruar të mbetjeve në vend për të shkuar drejt një zgjidhjeje të shpejtë siç janë landfillet në qytetet e vogla.

Citizens Channel ka raportuar shpeshherë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe janë sjellë në pah problemet në qytetet e Tiranës, Fierit, Durrësit, Shkodrës, Bulqizës, Dibrës dhe Lushnjes.

Video më poshtë është xhiruar në në fillim të muajit dhjetor në lumen Gjolë, 15 minuta larg Tiranës, ku ndotja ka pamje të frikshme.

Plastika mbulon brigjet e lumit të Gjolës#Video #Mjedisi
Prurjet e shumta të ujit nxorrën në pah problemin e ndotjes së lumenjve. Lumi i Gjolës, që përshkon Tiranën, Krujën dhe Durrësin është kthyer në një kosh gjigand mbetjesh urbane. Pamjet e dy anëve të lumit të ngjasojnë më shumë me një vendgrumbullim mbetjesh se sa brigjet e një lumi. http://citizens-channel.com/2017/12/04/shiu-i-dendur-nxjerr-ne-pah-ndotjen-e-larte-te-lumenjve/ #citizenschannel

Posted by Citizens Channel on Monday, December 4, 2017

Autor: Sami Curri 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *