Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nga koronavirusi deri tek zjarret, hartat e pasakta po shtrembërojnë realitetin

*Përkthyer nga The Draft

Disa nga ngjarjet e mëdha në fillim të 2020-tës kanë ndikuar në shpërndarje masive të vizualizimeve, të cilat janë larg nga të qenit të sakta dhe kanë ndikim në botën reale.

Një fotografi mund të tregojë sa njëmijë fjalë, por një hartë mund të ndihmojë në interpretimin e qindra mijëra të dhënave dhe ‘të tregojë’ një histori në pak sekonda. Studimet kanë treguar se si truri i njeriut është shumë më i pirur të besojë informacionin e paraqitur vizualisht – veçanërisht kur mbështetet nga të dhënat dhe numrat.

Kështu që kur koronavirusi u përhap me shpejtësi gjatë javëve të fundit, hartat u përdorën gjerësisht për të ndjekur shpërthimin. Grafikët më të saktë dhe të dobishëm siguruan informacione në kohë reale të rasteve të konfirmuara në Kinë dhe në mbarë botën, me shifra të bazuara në të dhëna zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë dhe nga burime të qeverisë kineze. Ata dhanë një pasqyrë të saktë me metodologjinë shoqëruese në një kohë kur dezinformatat po përhapeshin po aq shpejt sa virusi.

Por vetë hartat mund të jenë keqinformuese, të paraqitura dhe të interpretuara keq.

Teksa përdoruesit e medieve sociale mund të kërkojnë siguri, hartat e dizajnuara keq ose të keqpërfaqësuara rrezikojnë të përkeqësojnë emocionet e popullatës si frika, paniku, zemërimi, racizmi dhe diskriminimi“, tha Dr Swee Kheng Khor, një ekspert global i shëndetësisë në Universitetin e Oksfordit.

Histeria kolektive do t’i ndalojë shërbimet shëndetësore që të shpërndajnë saktë burimet atje ku problemi është më i madh, sepse vendimet merren nga mentaliteti i turmës“, i tha ai Draft.

Dhe, shtoi Dr Khor, hartat vijnë me një përgjegjësi shumë të madhe: “Nëse vizualisht paraqisni të dhëna të sakta në një mënyrë të paqartë, kjo ose është haptazi një propagandë, e pasaktë, e pavërtetë ose e rrezikshme“.

Në mes të shkurtit, organizatat e mëdha mediatike në të gjithë botën publikuan histori që të lënë pa frymë, lidhur me një hartë “të tmerrshme”, me vija të kuqe që përshkojnë globin, linjat për të cilat ata pretenduan rrejshëm se sqaronin si do të përhapet virusi, ose si ishte përhapur tashmë.

Burimi i tyre, raportuan të gjithë ata, ishte një studim nga “Projekti WorldPop” në Universitetin e Southampton në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi, i cili nuk u shqyrtua nga kolegët, vlerësoi se sa njerëz ishin larguar nga Wuhan para se rajoni të mbyllej. Imazhit që ata fillimisht i bënë Tweet për ta shoqëruar studimin, tregoi rrugët e trafikut ajror global dhe tërësinë e udhëtimeve për 2011-tën.

Harta nga një studim i vitit 2012 u shpërnda për të ‘ilustruar’ studimet më të fundit mbi përhapjen e mundshme të koronavirusit në një Tweet (në të majtë të poshtëm), dhe më pas ‘u kap’ nga organizatat mediatike në të gjithë botën.

Tweet-i u fshi me ngut dhe studimi u riformulua pa imazhin e vjetër, por jo përpara se të keqinterpretohej dhe ribotohej nga tabloidët dhe producentët televizivë në të gjithë botën, me sa duket pa asnjë pamje të kontrollimit të fakteve.

Zotëruesi i projektit iu përgjigj shqetësimeve të ngritura në Twitter duke e përshkruar imazhin si “me qëllim për të dhënë pamje ilustruese të rrjetit global ajror“. Një zëdhënës i universitetit i tha First Draftit se puna WorldPop-it po ndihmon për të informuar OBSH-në për të gjurmuar dhe kontrolluar sëmundjen.

Kjo ishte vetëm një nga dhjetëra rastet që kontribuuan në panik dhe racizëm anti-aziatik si rezultat i koronavirusit, por nuk ishte e vetmja histori që ishte subjekt i dezinformatave në javët e para të vitit 2020.

Në kulmin e sezonit ekstrem të zjarrit të Australisë, figura e njohur Rihanna bëri Tweet një fotografi të pavërtetë të shtetit për 96 milion ndjekësit e saj. Arti 3D u krijua duke përdorur të dhëna nga 31 ditët kur kishte rënë zjarr, sipas artistit që e krijoi atë, por u keqinterpretuar si një fotografi satelitore.

Grafika tregoi se sa lehtë vizualizimi i të dhënave mund të keqorientojë ose keqkuptohet, dhe ishte një nga disa imazhe e pavërteta që u bë masivisht virale nëpër mediet sociale, pa portretizuar të vërtetën.

Ndërsa shumë mbronin hartat pasi i shërbejnë një qëllimi më të madh- për të sjellë ndërgjegjësimin e publikut, të tjerë deklaruan se disa harta ishin duke u përdorur për të shkatërruar dhe përhapur keqinformime virale të padobishme.

Prezantimi artistik i zjarreve [i shpërndarë nga Rihanna dhe të tjerët] nuk ishte menduar kurrë të ishte një përfaqësim i saktë i të dhënave“, tha Alberto Cairo, nga Universitetin e Miamit dhe autori i librit “Si gënjejnë grafikët ” [How Charts Lie].

Por është shumë e vështirë për një krijues të vizualizimit ta kontrollojë se si do të përdoren produktet e tyre, si do interpretohen apo keqinterpretohen“.

Të gjithë janë tashmë në gjendje të krijojnë informacion – dhe, potencialisht, të keqinformojnë – në internet. Pra, sa duhet të reflektojnë qytetarët e thjeshtë rreth përgjegjësisë së tyre për atë që shpërndajnë? Dhe pasojat e mundshme kur informacioni keqpërfaqësohet?

Pjesë e problemit me hartën, nuk është vetë harta. Është keqinterpretimi i këtyre hartave, për faktin se njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje, nga vjen, kush e gjeneroi, pse e gjeneroi. Çfarë të dhënash përdorën ata. E kështu me radhë”, tha Z. Kajro për First Draft.

Artisti postoi thirrje ndaj njerëzit që të mos e postojnë më në rrjetet sociale dhe tha se “nuk e kuptoi se kjo do të bëhej virale“, por dëmi ishte bërë tashmë.

Libri i famshëm “Si të gënjejmë me hartat” nga Mark Monmonier thotë qartë se: Të gjitha hartat gënjejnë. Hartografëve gjithmonë u janë prezantuar të njëjtat dilema për të projektuar një objekt tre-dimensional (toka) mbi një sipërfaqe dy-dimensionale. Rezultatet janë gjithmonë shtrembërime të së vërtetës, “një model i papërsosur i realitetit”, sipas Kajros.

Jo domosdoshmërish si një përpjekje e ndërgjegjshme për t’ju mashtruar, por hartat nuk janë kurrë realitet. Ndonjëherë njerëzit e harrojnë këtë“.

Ne do të kemi gjithmonë harta “më të mira ose më të këqija”, por kurrë “të vërteta”, dhe duhet ta shmangim të menduarit binar sa më shumë që të jetë e mundur, duke menduar më shumë për sa i përket spektrit të realitetit: A është kjo hartë më e mirë apo më e keqe në përfaqësimin e fenomenit që ka për qëllim të përfaqësojë?” shtoi ai.

Hartat “më të mira”, siç i përshkroi Alberto Kajro, shpesh mbështeten në ekuacione komplekse matematikore. Një nga shembujt më të famshëm, Projeksioni Mercatorit – i krijuar në 1569 dhe që përdoret akoma gjerësisht sot nga pothuajse të gjithë ofruesit e hartave në internet duke përfshirë Google Maps – shtrembëron masat e tokës në varësi të pozicionit të tyre në lidhje me ekuatorin.

Përkundrazi, projeksioni Gall-Peterit jep një paraqitje më të saktë të madhësisë relative të rajoneve të ndryshme të tokës, por shtrembëron formën e tyre.

Paraqitur në të njëjtën shkallë, është e qartë se si projeksioni i hartës së Mercatorit (l) shtrembëron madhësinë ndërsa projeksioni Gall-Peter (r) shtrembëron formën. Burimet: Strebe / Commons Wikimedia dhe Komunikimet Strebe / Wikimedia. Disa të drejta të rezervuara.

Ndër hartat statistikore, “[Mercatori] është një nga parashikimet më të këqija që ju mund të zgjidhni“, tha Kenneth Field, një inxhinier i vjetër në firmën e softuerit hartues Esri dhe autor i blogut “Hartografia” [Cartography].Shtrembërimet e mëdha në përmasa të vendeve nëpër hartë përhapin dhe i japin lexuesit një kuptim të rremë ‘se sa shumë’ kur përpiqen të interpretojnë hartën“.

Thënë kështu, disa harta mund të shërbejnë për një qëllim specifik, për të paraqitur një pamje të botës, e cila u jep dobi atyre që e ndajnë. Kjo është kritika kryesore e projeksionit Mercator të tokës: mund të jetë matematikisht e saktë, por kjo e bën Evropën dhe Amerikën e Veriut të duken më të mëdha sesa rajonet si Amerika e Jugut apo Afrika.

Shembujt e tjerë janë më aktualë.

Në vitin 2019, Presidenti amerikan Donald Trump postoi në Twitter një hartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Imazhi, ku duket se tregon vendin e mbushur breg-më-breg me të kuqe republikane, shfaqet në mënyrë të pasaktë ajo që dukej si një tokë e gjerë e fituar nga Trump, në krahasim me qarqet blu të fituara nga Hillary Clinton. Një hartë e ngjashme u var në muret e Shtëpisë së Bardhë për të treguar rezultatet e rezultateve të kolegjit elektoral 2016.

Por harta nuk e tregon dendësinë e popullsisë, e cila rezulton në një keqpërfaqësim të madh të shkallës, pasi nuk ka bërë dallime midis qarqeve me miliona banorë dhe qarqeve me disa mijëra. Njerëzit që nuk votuan nuk u shfaqën, duke lënë miliona të papërfaqësuar.

Kenneth Field paraqiti një shembull se sa ndryshe do të dukej harta nëse do të tregonte se ku jetojnë njerëzit dhe ku votuan në një nivel më të grimcuar dhe të saktë.

Harta e Choropleth-it, e postuar nga Donald Trump (l) nuk tregoi dendësi të popullsisë si harta e Kenneth Field (r). Fotografitë e autorit.

Shembuj të shumtë të tjerë kanë mbushur kohështrirjen e rrjeteve sociale në të gjithë botën, për të vizualizuar përhapjen e koronavirusit në Kinë dhe më larg.

Si dhe problemet e qenësishme të ngjyrosjes së rajoneve të mëdha dhe të ndryshme në një, me ngjyra homogjene, hartat e choropleth krijuar nga organizatat e lajmeve si BBC ose transmetuesi kanadez Global News, për shembull, tregojnë shifrat totale, në vend që të normalizohen për popullsinë duke treguar raste për frymë.

Edhe kur kuptohen mirë, këto harta nga BBC-ja (l) dhe transmetuesi kanadez Global News (r) shtrembërojnë natyrën e koronavirusit. Fotografitë e autorit

Ekziston një supozim i heshtur nga ana e lexuesit që një hartë po u tregon atyre disa fakte objektive“, tha Field.

Por jo të gjitha hartat janë krijuar në mënyrë të barabartë dhe këto lloj hartash të shpejta shpesh janë ndër fajtorët më të mëdhenj“.

Asnjë nga këto nuk është plotësisht keqinformuese, por as ato nuk paraqesin një pamje plotësisht të saktë të asaj që po ndodh në tokë.

Harta e MyFireWatch, një iniciativë e qeverisë së Australisë Perëndimore, kishte kombinimin e përsosur të dizajnit të dobët dhe keqinterpretimit në masë kur shpërndaheshin.

Ky imazh i hartës MyFireWatch – e cila tregon burimet e nxehtësisë, por jo domosdoshmërish zjarret – u bë virale përmes shpërndarjes me anë të një Tweet-i, me titullin “Këtu është një hartë e të gjithë zjarreve që kanë rënë në Australi. Këtu është edhe një hartë e Australisë në Evropë”. First Draft i preu titullin për të shmangur forcimin e pretendimit të rremë. Pamja nga autori.

Dizajni i hartës kishte një serë çështjesh.

Më shumë sesa zjarret, ikonat e flakës përfaqësojnë burimet e nxehtësisë në tokën australiane që janë mbi një temperaturë të caktuar – nga shkretëtirat deri tek rafineritë e gazit natyror – të zbuluara gjatë 72 orëve. BuzzFeed News vuri në dukje 34 “pika të vazhdueshme” në MyFireWatch që nuk ishin zjarre.

Për më tepër, burimet e nxehtësisë ishin të kodifikuara me ngjyra bazuar në kohë dhe jo në ashpërsinë e zjarreve. Këtu, një e kuqe e thellë përfaqësonte një burim nxehtësie të zbuluar në 12 orët e fundit, ndërsa në sistemet e tjera të informacionit publik ikona e flakës së kuqe simbolizon një paralajmërim emergjence.

Është sensacionaliste përdorimi i simboleve të flakës që nënkupton që një zonë shumë më e madhe po digjet sesa është e vërtetë“, i tha Kenneth Field The Draft.

Është thjesht jo e nevojshme të bësh simbole të mëdha flakë që nënkuptojnë katastrofën më shumë sesa realitetin” tha ai. “Realiteti është mjaft i keq ashtu siç është pa një hartë që i vë kujën”.

Ka shumë punë për t’u bërë, jo vetëm nga hartuesit, por edhe nga lexuesit“, tha Z. Cairo.

Të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për të shmangur që dezinfomatat të bëhen virale, veçanërisht me çështjet polemike dhe problematike që janë në qendër të shumë lajmeve.

Për mua, çështja thelbësore nuk është media ose leximi i grafikëve. Ka diçka që kryeson mbi të gjitha këto e cila është, vëmendja dhe njohuria“.

Ne jetojmë në një kulturë që jo gjithmonë e shpërblen vëmendjen, por ne mund të luftojmë kundër kësaj. Duke u bërë më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, duke mos i bërë retweet gjërat pa u menduar dhe duke u bërë pak më të vetëdijshëm rreth paragjykimet tona dhe sa e lehtë është të biesh pre”, përfundoi z. Cairo.

*Anne Kruger kontribuoi gjithashtu në këtë raport.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *