Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Harta e COVID-19 në Shqipëri, 146 të prekur në 14 zona

#COVID19 #InfoGrafike #CitizensChannel

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi ka kryer testime për 111 persona në 24 orët e fundit, duke zbuluar 23 raste të reja me Codiv-19, që e çojnë numrin total të të infektuarve në Shqipëri në 146.

Aktualisht 17 persona janë shëruar nga Covid-19 dhe po qëndrojnë në karantinë, 5 kanë ndërruar jetë ndërsa 72 janë të shtruar në spital mes të cilëve 4 në terapi intensive.

Harta e zonave të prekura është zgjeruar në 14 qytete, mes të cilave Kruja ku u shënua sot rasti i parë i prekur nga virusi.

  1. Tiranë: 83 persona, (një kanë ndërruar jetë);
  2. Durrës: 9 persona, (një ka ndërruar jetë);
  3. Fier:  14 persona, (një ka ndërruar jetë);
  4. Lushnje: 4 persona; (një ka ndërruar jetë);
  5. Elbasan:  3 persona;
  6. Rrogozhinë:  2 persona;
  7. Kavajë: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
  8. Korçë: 11 persona;
  9. Vlorë: 5 persona;
  10. Shkodër: 3 person;
  11. Lezhë: 4 person;
  12. Has: 2 persona;
  13. Berat: 1 person
  14. Krujë: 1 person.

Në 24 orët e fundit ISHP ka realizuar 111 teste, duke e çuar numrin total të personave të testuar në 1041.

436,159 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin:

*Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *