Citizens.al

Koronavirusi, zhvillmet më të rëndësishme në botë dhe rajon

Burimi: The Guardian | Autore: Sarah Marsh 

Një përmbledhje e zhvillimeve më të mëdha në shpërthimin e koronavirusit në mbarë botën.

Vdekjet në rang botëror nga Covid 19 kalojnë shifrën 83.000

Sipas statistikave të universitetit “Johns Hopkins” numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e pandemisë COVID-19, ka mbërritur në mbi 83.000 persona që nga shpërthimi i koronavirusit në fund të vitit 2019.

Ilustrim i marre nga universiteti “John Hopkins” per perhapjen e koronavirusit

Baza e kërkimeve në Maryland ka nisur plotësimin e statistikave që nga koha kur u raportua rasti i parë në Kinë, para 97 ditëve, konkretisht më 31 Dhjetor.

Italia kryeson listën, si vendi me më shume viktima (16,523), e ndjekur nga Spanja (13,798), SHBA është vendi i tretë më i prekur me 10,993 viktima , ku 3,485 persona kanë ndërruar jetë vetëm në New York.

Japonia shpall gjendjen e emergjencës

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka shpallur gjendjen e emergjencës në luftën me koronavirusin në qendrat më të mëdha të banuara. Ai gjithashtu prezantoi një paketë që e cilësoi si më stimuluesen në botë për zbutjen e vëshitësive ekonomike. Abe e shpalli gjendjen e emergjencës me kryqytetin e Tokios dhe gjashtë prefektura të tjera, zona që përfshijnë në total rreth 44% të popullsisë, për një afat rreth një muaj.

“Kemi vendosur të shpallim gjendjen e emergjencës sepse gjykojmë se një shpërndarje e shpejtë e virusit në të gjithë vendin do të kishte një impakt të madh në jetën dhe ekonominë tonë”, u shpreh ai për parlamentin.

 Disa qytete në Francë shpallin të detyrueshëm përdorimin e maskave

Në disa qytete franceze përfshirë Nisën u deklarua se parashikohet që përdorimin i  maskave të bëhet i detyrueshëm për njerëzit kur ndodhen jashtë shtëpive. Kryetari i Bashkisë së Nisës, kryeqyteti i rivierës franceze u shpreh se të gjithë banorët e qytetit do të marrin një maskë brenda 10 ditëve, e cila mund të ripërdoret deri në një muaj. Kana dhe qytete të tjera po ndjekin të njëjtin shembull madje edhe Parisi po e konisderon këtë rregull.

Autoritetet franceze i kanë shtrënguar masat e karantinës në kryeqytet duke i ndaluar parizienët që të ushtrojnë aktivitete sportive nga ora 10 e mëngjesit deri 7 të mbrëmjes me qëllim uljen e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri anglez Boris Johnson në terapi intensive

Kryeministri anglez po merr kujdesin mjekësor në terapi intensive prej dy ditësh, pasi simptomat e tij po përkeqësoheshin. Presidenti Donald Trump i dedikoi dje disa fjalë kryeministrit Johnson në mbledhjen e përditshme të Shtëpisë së Bardhë: “Kam zbuluar se ai është një person fantastik, një zotëri i zgjuar dhe i dashur. Ju mund ta shikoni sa e do ai vendin e tij, sa ka luftuar për vendin e tij. Por terapia intensive është goxha vështirësi, goxha”.

Në mungesë të figurës së kryeministrit, sekretari i jashtëm Dominic Raab po drejton vendin.

Rritje e lehtë në shifrat e viktimave në Spanjë

Kurba e vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë pati një rritje të lehtë të martën, për herë të parë pas pesë ditësh, duke shënuar 743 viktima brenda një nate dhe duke e çuar totalin e jetëve të humbura në 13.798. Kjo krahasuar me 637 persona  që ndërruan jete një ditë më parë në vendin i cili qëndron i dyti në listë për nga numri i vdekjeve gjatë kësaj pandemie.

Shifra totale arriti në 140.510 viktima sot në të gjithë globin.

Rënie e rasteve të reja në Kinë

Kina ka shënuar një ulje në rregjistrimin e rasteve të reja të koronavirusit pasi mbylli kufijtë me të huajt për të ndaluar hyrjen e të prekurve.

Qendra e Wuhanit, qyteti nga ku nisi epidemia, për herë të parë që nga fundi i dhjetorit nuk ka shënuar asnjë viktimë. Kina kishte 32 raste të reja të konfirmuara të hënën, nga 39 që shënonte një ditë më parë sipas të dhënave nga komisioni i shëndetësisë. Të 32 rastet përfshijnë persona që kanë ardhur nga jashtë.

Në total rastet e të infektuarëve të mbërritur nga jashtë janë 983 sipas autoriteteve zyrtare.

Shqipëria dhe rajoni

Ilustrim i marre nga universiteti “John Hopkins” per perhapjen e koronavirusit

Të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” tregojnë se Serbia shënon numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19 me 61 viktima, e ndjekur nga Bosnja Hercegovina ku deri tani janë raportuar 33 viktima. Shqipëria qëndron në vendin e katërt, 22 viktima, Kosova me 5 viktima dhe i fundit në listë Mal i Zi i cili raporton 2 persona të humbur gjatë pandemisë.

E njëjta renditje vlen edhe për numrin e personave të infektuar në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW