Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Urdhëri për mbylljen e RTV ora ngre pikëpyetje mbi lirinë e shprehjes

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka kërkuar sot mbylljen e aktivitetit të televizionit Ora. Shkak për këtë veprim janë bërë dy dalje në studio televizive ku kanë qenë prezent më shumë se dy persona, në shkelje të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë televizioni, i cili fillimisht është gjobitur dy herë  me një milion lekë të reja për të njëjtin shkak. Konkretisht emisioni 360 gradë i gazetarit Artur Zheji (pasi në datën 11 Maj kishte tre të ftuar të pranishëm) si edhe emisioni “Tempora” i gazetares Sonila Meco, për të njëjtën arsye.

Drejtuesit e televizionit e kanë konsideruar këtë vendim si një sulm të qëllimshëm për shkak të qëndrimeve kritike të televizionit ndaj qeverisë. Drejtori i informacionit në Rtv Ora Ibrahim Shima, tha se ky është momenti kur ndërkombëtarët në një zë duhet t’i thonë stop shtypjes së fjalës së lirë.

Unioni i Gazetarëve: Akt i pastër lufte ndaj medias kritike

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, të cilët e konsideruan këtë si masën më të rëndë që mund t’i adresohet një subjekti mediatik. UGSH shprehu shqetësimin se fenomene të tilla rrezikojnë lirinë e medias dhe reputacionin e një vendi që pretendon të jetë pjesë e familjes europiane.

ECPMF shpreh shqetësim dhe nis mbledhjen e informacionit

Qendra Europiane për Lirinë e Medias (European Center for Press and Media Freedom), u shpreh e shqetësuar për mbylljen e TV Ora.  ECPMF deklaron se është duke mbledhur informacion, ndërkohë ka shpërndarë një raport të publikuar për Shqipërinë, ku ngrihen shqetësime të mëdha për lirinë e shtypit.

Këshilli Shqiptar i Medias: Qeveria të tërhiqet nga mbyllja e RTV ORA!

KSHM i cilësoi masat ndaj TV Ora si një sulm Qeveritar ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë, duke i bërë thirrje mediave dhe organeve ndërkombëtare të reagojnë.

“E drejta e informimit dhe e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe nuk mund të bllokohet me vendime administrative, aq më tepër të Inspektoratit Shtetëror të Shëndetit”, thuhet në deklaratën e KSHM.

Opozita dhe presidenti kundër këtij vendimi:

Përfaqësues të opozitës e cilësuan kriminal vendimin dhe dolën hapur në mbështetje të televizionit Ora ndërsa presidenti Ilir Meta u shpreh në rrjetet se sociale se masa të tilla administrative janë shproporcionale.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *