Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

35 organizata thirrje institucioneve shtetërore për të lejuar protestat qytetare

35 organizata të shoqërisë civile dhe sindikata i kanë kërkuar institucioneve shtetërore përgjegjëse menaxhimin e pandemisë, të lejojnë mbajtjen e tubimeve dhe protestave qytetare.

Sipas organizatave, kjo e drejtë mund të realizohet përmes një protokolli anti-covid ashtu sikurse po funksionojnë baret, kafet, pishinat dhe kinematë, ndërsa kanë bërë thirrje për rishikim të masave ligjore në lidhje me të drejtën e tubimit.

Organizatat shprehen se protesta është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe emergjenca publike nuk duhet të jetë justifikim për të shkelur parimet e demokracisë. Vendimet e marra deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas 35 organizatave nuk janë të drejta për të gjitha llojet e aktiviteteve.

Nuk ka një koherencë në vendimet e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkohe që lejohen pishinat, kinematë, konferencat, etj vazhdon të mos lejohet e drejta e tubimit.Të dhënat nga studime të ndryshme në bote tregojnë që protestat nuk janë faktori kryesor në përhapjen e Covid-19 duke qenë se zhvillohen në ambiente të hapura dhe me maska”,-citohet në deklaratë.

Reagimi thekson se tubimet dhe organizimet e partive politike dhe institucioneve publike në vend nuk janë ndaluar nga policia, duke vënë në dyshim standardet të dyfishta të veprimeve të forcave të rendit.

Në vijim të deklaratës organizatat dhe sindikatat kanë kërkuar:

– Të rishikohen masat dhe udhëzimet në lidhje me të drejtën e tubimit. Masat të jenë proporcionale në mënyrë që të respektojnë të dyja interesat publike, atë të shëndetit publik dhe të drejtën e tubimit. Rekomandimi është të caktohet një protokoll për organizimin e protestave në kohë pandemie ku të parashikohen elemente të veçantë si sipërfaqja, numri i pjesëmarrësve, masat mbrojtëse ndaj përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid 19 dhe parimi i proporcionalitetit.

– Të ketë transparence dhe dialog me shoqërinë civile dhe institucionetshtetërore në lidhje me marrjen e masave dhe vendimeve.

– Ndërprerje të menjëhershme të praktikës së deritanishme të strukturave të Policisë së Shtetit për moslejimin e grumbullimeve/tubimeve në ambiente të hapura nga ana e shoqërisë civile.

Me një urdhër të datës 29 maj 2020, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndaloi me ligj mbajtjen e protestave dhe tubimeve nga qytetarët.

Megjithatë, përgjatë pandemisë janë mbajtur një sërë protestash dhe tubimesh, të cilat janë shpërndarë nga polica dhe janë ndjekur penalisht me qindra qytetarë.

Muaji me më shumë të shoqëruar në polici është muaji maj, i cili lidhet edhe me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Protesta të tjera të zhvilluar përgjatë muajit qershor dhe korrik kanë pasur si kauzë ndalimin e ndërtimeve të HEC-eve në lumenj, protestat e punonjësve të bareve dhe artistëve, protesta e përfaqësuesve të transportit publik dhe ajo e studentëve për uljen e tarifave universitare.

Deri në muajin korrik kanë ndjekur penalisht 119 qytetarë, organizues dhe pjesëmarrës në protesta dhe tubime.

Me një vendim të datës 17 nëntor, pas situatës së paraqitur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, u vendos edhe ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Mes tyre edhe ndalimi i mbledhjeve partiake si dhe ndalimi i konferencave, ceremonive festive dhe mortore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *