Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

BE përsërit thirrjet kundër paketës “Anti-Shpifje”; Thekson se liria e medias nuk ka asnjë përparim

Luixhi Soreka, ambasadori i Bashkimit Evropian, pohoi dje se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përmirësim sa i përket lirisë së medias.

Deklarata e tij bazohet në raportin e Këshillit Evropian (KE), publikuar muajin tetor të këtij viti.

Në raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, Komisioni Evropian theksoi shqetësimet e tij serioze se Shqipëria nuk bëri asnjë përparim në fushën e lirisë së shprehjes”, – u shpreh gjatë fjalës së tij Soreka.

Ambasadori Soreka i kujtoi edhe një herë qeverisë nevojën për konsultim me komunitetin e medias dhe ekspertët e pavarur ndërkombëtar, përpara miratimit të ligjeve që synojnë të rregullojnë lirinë e shprehjes.

Raporti i KE ngre gjithashtu shqetësimin se forcat policore kanë ushtruar dhunë fizike ndaj reporterëve të terrenit gjatë protestave.

Çfarë thotë raporti i KE për lirinë e medias në Shqipëri?

Ky raport thekson se dy projektligjet e “Paketës Anti-Shpifje”, propozuar nga Kryeministri Rama në vitin 2018, duhet të përmirësohen sipas opinionit të Komisionit të Venecias.

Miratimi i projektligjeve, të pandryshuara, do të krijojë një efekt frikësues tek gazetarët dhe do të rrisë censurën dhe vetëcensurën, konstatoi në opinionin përfundmitar Komisioni i Venecias.

Edhe më herët, “Paketa Anti-Shpifje” është kthyer në Parlament nga Presidenti Meta me argumentin se: “Miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias”.

Më tej, Komisioni Evropian pohon se gjobat e larta që parashikon ky ligj janë joproporcionale në krahasim me pagën mesatare dhe standardet e jetesës në Shqipëri.

Në vijim, KE i rekomandon Shqipërinë të:

  1. Sigurojë një politikë ku ka zero tolerancë ndaj kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve, si dhe për kërcënime ndaj medias, përfshirë edhe diskursin politik;
  2. Rishikojë legjislacionin për media për ta sjellë atë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, veçanërisht në lidhje me mediat online;
  3. Të sigurojë zbatimin e Kodit të Punës dhe të forcojë mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në punë
  4. Të forcojë mekanizmat e vetë-rregullimit për median online

Mekanizmi i vetërregullimit sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)

“Mekanizmi i vetë-rregullimit është i pavarur nga ndikimi politik i qeverive dhe është i krijuar për të ruajtur cilësinë e produkteve mediatike. Ky mekanizëm mund të çojë në formësimin e kodeve të etikës, këshilleve për mediat apo komisioneve për ankesa lidhur me shkeljet e etikës”

Kushtet e punës së gazetarëve

Raporti i Komisionit Evropian vë në dukje kushtet e këqija të punës të gazetarëve.

Shumë gazetarë shqiptarë nuk kanë një kontratë të rregullt pune, nuk u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe përballen me vonesa në marrjen e pagave”.

Këto shkelje shpesh kalojnë në heshtje nga ana e gazetarëve për dy arsye, shkruhet në raport:

  1. Frikës së do të humbasin vendin e punës
  2. Mungesa e besimit ndaj sistemit të drejtësisë

Vetë-censura është një tjetër sfidë e gazetarëve, shkaktuar edhe nga pronarët e mediave.

Për shkak të presionit nga pronarët e mediave dhe interesave të tyre politikë dhe ekonomikë, shumë gazetarë shqiptarë përdorin vetë-censurë. Transparenca e financimit të medias mbetet një sfidë kryesore për të përmirësuar lirinë e medias në vend”.

Komisioni Evropian ngre shqetësimin se kritika ndaj qeverisë në Shqipëri është shoqëruar me kosto, duke çuar dhe në mbyllje të emisioneve. Po ashtu, gazetarët kritikë kanë përjetuar ngacmime online dhe fushata shpifjeje, një tjetër faktor që ka sjellë vetë-censurë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *