Citizens.al

Për Universitetin: “Mungesa e internetit, diskriminim ekonomik ndaj studentëve”

Aktivistët e lëvizjes “ Për Universitetin” ndërmorën një aksion të mërkurën, duke skicuar grafiti në zona të ndryshme të Tiranës, si formë revolte ndaj problematikave të mësimit online.

Joana Meraja, një ndër pjesëmarrëset në aksion rrëfeu për Citizens Channel se kjo është një mënyrë që zëri i studentëve të dëgjohet.

“Ne si studentë kemi hasur problematika të ndryshme gjatë procesit të mësimit online, më emergjentja është mungesa e internetit, paketat e internetit janë shumë të shtrenjta. Ne kërkojmë internet dhe pajisjet elektronike të nevojshme për të shlyer gjithë detyrimet akademike”, u shpreh Meraja.

Përveç aksionit simbolik, aktivistët kanë  dërguar dhe shkresa zyrtare në Rektoratin e Universitetit të Tiranës por dhe te universitetet e tjera në rrethe. Pavarësisht kësaj ata janë skeptik për marrjen e një përgjigjeje.

“Duke qenë se ne e dimë shumë mirë, madje këtë mësim e kemi mësuar më së miri edhe pas protestave të dhjetorit, se qeveria nuk është se na do jap përgjigje konkrete mbi situatën”, përfundon Meraja.

Problematikat e mësimit online janë parashtruar edhe herë të tjera nga lëvizja “Për Universitetin”, ku nga pyetësorët e realizuar pak javë më parë, rezultoi se 71% e studentëve nuk ishin dakord me zhvillimin e mësimit online.

Sipas anketimit vetëm 55.8% e studentëve kanë akses në internet përmes Wi-Fi nga shtëpia, 32.5% përmes ofertave telefonike, ndërsa 11.7% kanë hyrë në internet përmes Wi-Fi jashtë shtëpisë.

Të njëjtat anketa janë realizuar edhe në nisje të pandemisë, në muajin Prill ku situata paraqitej me po të njëjtat vështirësi.

Sipas anketimit, rezulton se shumë studentë (44.5%), kanë akses të pjesshëm në internet dhe një pjesë dërrmuese (mbi 70%) janë të detyruar t’i ndjekin leksionet përmes telefonit celular.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW