Citizens.al

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë, hiqet kufizimi 5-vjeçar për studentët e mjekësisë

Gjykata Kushtetuese e konsideroi ligjin për studentët e mjekësisë si “kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim”, duke e rrëzuar atë pjesërisht.

Kushtetuesja vlerësoi se kufizimi prej 5 vitesh për të qëndruar në Shqipëri pas përfundimit të studimeve “rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim”.

Më tej, afati është vlerësuar jo proporcional duke marrë parasysh dhe ligje të ngjashme në vendet e tjera, ku detyrimi për të qëndruar në vend nuk zgjat më shumë se gjysma e periudhës së studimeve.

Gjykata vendosi që ta pranojë pjesërisht kërkesën e studentëve dhe një grupi deputetësh, duke shfuqizuar edhe afatet e tjera dy dhe tre vjeçare për mjekët që kanë nisur studimet.

Ndërsa shprehet se ka një boshllëk ligjor sa i takon kritereve të punësimit dhe trajtimit financiar dhe sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës.

Në nëntor 2023, gjykata e pezulloi ligjin, duke pranuar kërkesën e një grupi studentësh dhe deputetësh të opozitës të dorëzuar në 19 tetor të vitit të shkuar. Pas vendimit të sotëm gjykata kërkoi nga Kuvendi heqjen e masës së pezullimin të ligjit dhe brenda tre muajve miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore.

Studentët u organizuan në bojkot dhe protesta që zgjatën 5 muaj. Ata e kanë cilësuar ligjin një shkelje të së drejtës për punë dhe metodë të gabuar për të mbajtur në Shqipëri të rinjtë që po largohen.

Hap pas hapi, si u miratua ligji për studentët e mjekësisë?

  • Në 16 qershor studentët u prezantuan për herë të parë me faktin se do duhej të qëndronin 3 vite në Shqipëri pas studimeve.
  • Kjo deklaratë e ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi u prit me kundërshtime nga studentët, të cilët organizuan dy protesta në datën 20 dhe 23 qershor;
  • Në 5 korrik, Kryeministri Rama njoftoi se periudha e “qëndrimit të detyruar” do të shtohet nga tre në pesë vite.
  • Menjëherë më pas, studentët iu rikthyen protestave, ndërkohë që ligji shkoi menjëherë në Parlament, ku u miratua shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar.
  • Projektligji u miratua menjëherë në mbledhjen e radhës të Komisionit Parlamentar me votat e Partisë Socialiste;
  • Më 20 korrik 2023 Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri pesë vite pas diplomimit. Studentët të cilët e kanë kundërshtuar këtë ligj qëndruan para Kuvendit në shenjë proteste deri pas mesnate. Ndërsa gjatë ditës ata protestuan duke paralajmëruar që do të bojkotojnë vitin e ardhshëm akademik.
  • Nisja e vitit të ri shkollor, më 2 tetor 2023 për studentët e mjekësisë u shoqërua me bojkot, i cili vijon edhe sot.
  • 20 tetor 2023, studentët dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese padi për pezullimin e ligjit.
  • Më 30 tetor 2023, studentët e mjekësisë morën sot mbështetje nga Rektori i Universitetit Arben Gjata, për mos paraqitjen e asnjë kontrate për t’u nënshkruar deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.
  • Në nëntor 2023, gjykata e pezulloi ligjin, duke pranuar kërkesën e një grupi studentësh dhe deputetësh të opozitës të dorëzuar në 19 tetor të vitit të shkuar. Pas vendimit të sotëm gjykata kërkoi nga Kuvendi heqjen e masës së pezullimin të ligjit dhe brenda tre muajve miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *