Citizens.al

UNESCO kërkon zyrtarisht ndalimin e punimeve për Bypass-in e Gjirokastrës në zonën historike të saj

Tashmë është zyrtare kërkesa e UNESCO-s për të ndaluar menjëherë punimet për Bypass-in e Gjirokastrës në zonën historike të saj, derisa një grup misioni të verifikojë dëmin e shkaktuar.

Përkthim: Komiteti Botëror i Trashëgimisë gjithashtu thekson se informacioni i marrë nga shteti palë në përputhje me paragrafin 172 të Udhëzimeve Operative për planet e reja për një rrugë Bypass-i në Gjirokastër dhe më tej vëren raportet e palëve të treta se rruga e Bypass-it është tashmë në ndërtim e sipër dhe prandaj i kërkon urgjentisht shtetit palë të ndalojë ndërtimin e Bypass-it derisa misioni i monitorimit ta vizitojë për të vlerësuar nëse projekti ka shkaktuar ose do të shkaktojë dëme të Vlerës së Jashtëzakonshme Universale [Outstanding Universal Value]

Draft-vendimi është miratuar pa asnjë diskutim. Tanimë është versioni përfundimtar i vendimit”, konfirmoi për Exit.al një zëdhënës i medias nga UNESCO.

draft-rezolutën e bërë publike një javë më parë, tashmë i miratuar nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, theksohet se UNESCO është informuar nga palë të treta se kanë nisur punimet në Gjirokastër.

Qendra e Trashëgimisë Botërore mori informacione ku dokumentoheshin pamje “të një situate shumë shqetësuese”, thuhet në rezoltutën e miratuar.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare e kishte njoftuar UNESCO-n për planet e reja të Bypass-it në janar të vitit 2021, duke kërkuar rekomandime nga ata. Pas këtij njoftimi, UNESCO ka kërkuar informacione shtesë për projektin në datë 16 mars 2021, por qeveria shqiptare nuk është përgjigjur.

UNESCO inkurajon shtetin palë [Shqipërinë] të informojë Qendrën e Trashëgimisë Botërore rreth projekteve para miratimit të tyre zyrtar, në përputhje me Paragrafin 172 të Udhëzime Operative, për rishikim nga Organet Këshillëdhënëse”, shkruhet në rezolutën e miratuar.

Elva Margariti u shpreh katër ditë më parë se media që ka raportuar rreth draft-rezolutën e UNESCO-s ka abuzuar, duke ofruar informacion të pjesshëm. Ajo tha se nuk është kërkuar ndalimi i punimeve nga vetë UNESCO.

Ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet sepse bie ndesh me vlerat e shtuara, ata duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera”.

Projekti i shumëdiskutuar i Bypass-it “Ura e Nanxës – Urat e Mëdha Dunavat” në qendrën historike parashikon ndërtimin e rrugës që do të kalojë në luginën e përroit të Nanxës e që do të ketë gjatësi rreth 980m dhe gjerësi rruge 6m për lëvizjen automobilistike, si dhe 3m trotuar në të dy anët e rrugës.

Më tre tetor 2020 u shpall projekti i ri i miratuar i Bypass-it nga Bashkia Gjirokastër, ku përveç rrugës parashikohet dhe ndërtimi i parkingut nëntokësor nën sheshin “Çerçiz Topulli”. Megjithatë, punimet u pezulluan pak kohë më parë për shkak të zbulimit të disa gjurmëve mijëvjeçare.

Gjirokastra u bë pjesë e Listës se Trashëgimisë Botërore në vitin 2005.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW