Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Përtej Përkufizimeve” – Studim dhe thirrje kundër gjuhës së urrejtjes

Mediat sociale, shkollat, universitetet dhe vendet e punës janë mjediset ku përdoret më shumë gjuha e urrejtjes. Sipas një studimi të kryer nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës.

Në studim kanë marrë pjesë 1511 pjesëmarrës të përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe një përfaqësi shtesë prej 301 të anketuarish.

Rreth 58% e të pyeturve janë shprehur se gjuha e urrejtjes mbizotëron në pjesën më të madhe në vend.

Sipas studimit, debatet politike janë ato që perceptohen se përhapin më shumë gjuhën e urrejtjes (69%), ndërsa 46% kanë vlerësuar shfaqjet “reality show” si përhapëse të gjuhës së urrejtjes.

Gjysma e të anketuarve mendojnë se gjuha e urrejtjes iu drejtohet grupeve me karakteristika si varfëria, statusi social, opinioni politik dhe paraqitja fizike.

Gratë e anketuara mendojnë se gjuha e urrejtjes nxitet nga paraqitja fizike, ndryshe nga burrat të cilët mendojnë se ajo ç’ka nxit gjuhën e urrejtjes është opinioni politik.

“Për dallim, përgjigjet e mësipërme janë mjaft të ndryshme tek mostra shtesë, të cilët mendojnë se etnia (50 %) dhe raca (44 %) janë dy motivet kryesore që nxisin gjuhën e urrejtjes. Rezultatet për LGTBIQ tregojnë se ata mendojnë në mënyrë specifike se homo-bilesbo-transfobia është motivi më i zakonshëm që nxit gjuhën e urrejtjes (68 %)”,-thuhet në studim.

Në studim, janë pyetur veçanërisht edhe grupet e ndjeshme, duke përfshirë këtu përfaqësues nga komuniteti LGBT si dhe komuniteti rom dhe egjiptian.

90% e përfaqësuesve të komunitetit LGBT si dhe 37% romë dhe egjiptianë mendojnë se gjuha e urrejtjes është e përhapur në masë shumë të madhe.

“Pavarësisht përqindjeve të mësipërme, ende është një 13% në total që mendon se gjuha e urrejtjes është e përhapur deri diku, 24% romë dhe egjiptianë, shumica kryesisht për shkak të nivelit të ulët të arsimimit të komunitetit të tyre që mund t’i kontribuojë njohurive më të sakta për të dalluar këtë dukuri”,-thuhet në studim.

Të pyetur rreth mënyrave të përhapjes së gjuhës së urrejtës, pjesa më e madhe e komunitetit LGBTQ, romë dhe egjiptianë mendojnë se ajo përhapet përmes shfaqjeve “reality show”, duke radhitur më pas si shkak programet e zakonshme, debatet politike e në përfundim filmat, telenovelat, reklamat etj.

Lexo studimin e plotë:Përtej Përkufizimeve Thirrje Kundër Gjuhës së Urrejtjes në Shqipëri

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *