Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Dhurata 3D” për studentët për premtimet e pa mbajtura në arsim

Tarifa, konvikte dinjitoze, mensa dhe biblioteka ishin disa nga dëshirat e vendosura në formë ironike në pako dhuratash për festat e fundvitit, të cilat iu shpërndanë studentëve të Universitetit të Tiranës.

Këto pako u dhuruan nga Qëndresa Qytetare më qëllimin për t’ju kujtuar premtimet e përhershme të politikanëve karshi studentëve, ende të pa realizuara.

Migen Qiraxhi, përfaqësues i Qëndresës Qytetare u shpreh se pas dy vitesh pandemie dhe mësimi online, kushtet e studentëve nuk janë përmirësuar.

“Ne jemi në një situatë ku sot vijmë për të komunikuar me studentët edhe për tu thënë që kjo është dhurata juaj, pamje 3D të cilat do duhet t’ja kërkoni në formë ironike babagjyshit, por nëse nuk i gjeni kur te ktheheni sërish mbas pushimeve dimërore në këto konvikte, kërkojani të gjitha kushtet, kampuset, mensat, konviktet dhe bibliotekat, kërkojani atyre që ua kanë premtuar këtu e dy vite e gjysmë përpara”, -tha Qiraxhi.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Për të kuptuar problematikat e studentëve, Qëndresa Qytetare realizoi edhe një anketim, në të cilën morën pjesë 775 studentë në pesë universitete në Tiranë.

Sipas anketimit, një studenti i duhet 324 euro në muaj që të përballojë shpenzimet në kryeqytet.

“Në këto shpenzime në 324 euro që I duhet në muaj 60% e kësaj shifre shpenzohet për akomodim dhe për ushqim. Kemi një shifër shumë të ulët. 40% e më pak, e cila i hyn në xhep dhe studenti nëpërmjet kësaj shifre shpenzon në përditshmërinë e tij për të pasur një jetë studentorë aktive dhe për të pasur mundësinë që të kalojë pak edhe pjesën e argëtimit, të bëjë edhe pjesën e blerjes së librave dhe pjesë të tjera të cilat janë integrale për jetën e një të riu”-u shpreh studenti Gevio Tabaku.

Gevio Tabaku, student

Ç’ka u vu re gjatë anketimit ishte edhe përqindja e studentëve të cilët jetojnë në shtëpi me qira. 59% e të pyeturve u shprehën se jetojnë në shtëpi me qira, këto kryesisht larg godinave të universiteteve.

“Ne kemi disa drejtori që akomodojnë studentë siç është Qyteti Studenti, mjekësia, ndërkohë që këto konvikte, këto godina strehojnë vetëm 7% të numrit total të studentëve që jetojnë në qytetin e Tiranës. Pothuajse të gjithë studentët i janë larguar qytetit nga qendra për tu strehuar në periferi, në Astir, në Yzberisht, në Fresk, i cili ofron edhe aty një barrë financiare për të paguar qiratë dhe shpenzimet e tyre”,-tha Migen Qiraxhi.

Sipas Dragana Kurtit, studente dhe aktiviste, premtimet për përmirësime në fushën e arsimit janë formësuar edhe në “Paktin për Universitetin”, por pa zgjidhje.

“Premtime që erdhën si shkak i protestës së madhe studentore në dhjetor të 2018, janë lënë dhe janë harruar. Dhe ne përmes këtyre kartolinave duam t’ju tregojmë studentëve që duke reaguar ju mund të bëni të mundur që këto premtime të fillojnë të implementohen dhe të bëhen realitet,”-u shpreh Dragana Kurti, përfaqësuese e Qëndresës Qytetare.

Dragana Kurti, Qëndresa Qytetare

Transporti brenda qytetit, për shkak edhe të akomodimit larg godinave universitare është një nga nevojat kryesore të studentëve.

Sipas anketimit, 42.4% e studentëve shpenzojnë 20-30 euro në muaj për të udhëtuar brenda qytetit. Megjithëse studentët kanë të drejtën për abone të përgjysmuar, ata shprehen se numri i tyre është i kufizuar.

“Për të marrë një abone studenti duhet të shkosh në kioskat e pikave që shesin abone. Duhet të interesohesh për abone studenti dhe në pjesën më të madhe nuk gjen abone studenti. Janë në sasi shumë të limituara. Në këtë periudhë kur është shi, është ftohtë, bicikletat ose mjetet e tjera nuk mund ti përdorim, aboneja duhet të ishte një zgjidhje që të na lehtësonte aktivitetet e ndryshme që ne kemi”,-tha për Citizens Channel Fation Biba, student i vitit të parë në programin master.

Fatjon Biba, student

Sipas anketimit, literatura dhe mjetet e studimit zenë vetëm 8% të shpenzimeve të studentëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *