Citizens.al

Protestat kundër rritjes së çmimeve shtrihen në të gjithë Shqipërinë

Protesta kundër rritjes së çmimeve është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. Ditën e djeshme në kryeqytet u tubimi dytë përballë Kryeministrisë, ku protestuesit vijuan duke bllokuar disa rrugë kryesore. Protesta u shoqërua më përplasje fizike dhe arrestime. Në të njëjtën kohë u protestua në Durrës, Dibër, Korçë, Mirditë, Shkodër. 

Foto nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ku studentët kanë bojkotuar mësimin

Ditën e sotme protestës i janë bashkuar studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë. Po ashtu edhe studentët e Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme.

Foto nga protesta e studentëve kundër rritjes abuzive të çmimeve përballë Ministrisë së Arsimit

Një student gjatë fjalë së tij për mediat u shpreh se protesta e tyre përballë Ministrisë së Arsimit është sepse studentëve nuk u janë plotësur kërkesat. 

Ne u ndalëm këtu, se nuk na janë plotësuar kërkesat tona. Na kanë vënë lakun në fyt, duke na rritur çmimin e urbanit, të bukës, të energjisë. Është e papërballueshme. Kjo është ministria e ç’arsimit, e turpit!”,u shpreh studenti.

Studentët kanë njoftuar së do i bashkohen protestës dhe kanë bërë thirrje për t’u mbledhur në orën 16:30 në oborret e fakulteteve përkatëse, për t’u bashkuar më pas tek Kryeministria.

Foto nga marshimi i studentëve të Universitetit Bujqësor

Qytetarët në Durrës bllokuan autostradën Tiranë-Durrës dhe ka pasur të shoqëruar.

Edhe në Dibër është protestuar ditën e djeshme, ndërkohë që është njoftuar protesta e radhës ditën e sotme në orën 17:00 në afërsi të mbikalimit tek Lagjja e Re në Bulqizë, rruga nacionale Peshkopi – Tiranë.

Foto e protestuesve në Dibër, Bulqiza.ime

Protestë ka pasur edhe në Korçë, ku sot është shoqëruar me përplasje fizike me policinë. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë. Ndërsa, në Mirditë protestuesit bllokuan  “Rrugën e Kombit”, më pas policia ka arrestuar 5 prej tyre dhe ka shpallur në kërkim 13 të tjerë. 

Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në rrugën e kombit, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 13 të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Protestuesit në Korçë gjatë përplasjes fizike me policinë

Në Durrës janë arrestuar dy protestues dhe janë shoqëruar rreth 50 të tjerë. Protesta në Tiranë është shoqëruar gjithashtu me arrestime të dhunshme, sikurse ditën e parë. Janë arrestuar 23 protestues dhe janë proceduar penalisht 23 të tjerë.

Foto e protestuesve në Durrës

Kërkesat e protestuesve janë ulja e çmimit të naftës, ata i kërkojnë qeverisë që të marrë masa ndaj operatorëve që kanë rritur çmimin e naftës dhe të produkteve të tjera ushqimore. Sektor të ndryshëm të prekur nga çmimi i naftës i janë bashkuar protestës. Ditën e sotmë ka protestuar shoqata e taksive, ndërkohë përballë Kryeministrisë janë bashkuar përfaqësues të transportit publik, fermerë, para dhe tetraplegjikët, biznesi i vogël dhe i mesëm etj.

Në datën 5 Mars, nafta arriti një çmim prej 230 lekësh në disa nga pikat kryesore të karburanteve në vend. 

Qendra “Konsumatori Shqiptar” (QKSH) i ka dërguar një ankesë Autoritetet të Konkurrencës. Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon.

“Takim mes qeverisë dhe furnizuesve të naftës”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me furnizuesit e naftës, pas protestave të zhvilluara. Rama u shpreh se qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë.

Në këto kushte, ne do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant”, tha Rama. 

Ai shtoi se qeveria do të përdorë Albpetrolin për të krijuar rezervën e saj të naftës.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW