Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: Në protestat kundër rritjes së çmimeve u shkel liria e medias dhe e tubimit

“Qëndresa Qytetare”, ka monitoruar sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve, që u mbajtën në disa qytete të Shqipëri në muajt mars dhe prill.

Raporti analizon një sëre shkeljesh që prekin dy të drejta themelore, lirinë e shtypit dhe atë të tubimit.

Megi Ndregjoni i tha Citizens Channel se janë vërejtur parregullsi në arrestimet e mbi 50 qytetarëve gjatë nëntë ditëve protestë: “ka një mangësi ligjore të cilat i ka nxjerrë në pah edhe gjykata përmes vendimeve të saj”.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga raporti është mungesa e mjeteve të identifikimit nga efektivët e policisë, sjellje e cila shkon në kundërshtim me ligjin nr.18/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Raporti i Qëndresës Qytetare

“Liria e tubimit”

Gjatë protestave tëqytetare kundër rritjes së çmimeve është cënuar e drejta për tubim. Kjo është një nga gjetjet kryesore të këtij raporti. Të njejtin konstatim ka bërë në raportin e tij edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në mars 2022, KSHH publikoi një raport në lidhje me shkeljet e policisë në arrestimin e protestuesve. 

Shkeljet e konstatuara ishin: shoqërimi dhe arrestimi pa shkak i protestuesve, transferimi i të arrestuarve duke shkelur ligjin, shoqërimi i dy shtetasve të mitur, mungesa e kushteve higjeno-sanitare në komisariate dhe mungesa e hapësirave, parregullsitë procedurale në rastet e verifikuara, ushtrimi i dhunës etj.

Në lidhje me justifikimin e protestës së paligjshme, raporti i Qëndresës Qytetare thekson se “Gjykata Kushtetuese përgjatë vitit të kaluar shfuqizoi nga Kodi Penal,togfjalëshin ‘pa marrë leje të organit kompeten’”. GJK u shpreh se në Kodin Penal përdoret fjala leje ndërsa në ligjin për tubimet përdoret fjala njoftim. 

Policia shoqëron një të ri ne polici gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve Mars 2022

Kjo krijon pasiguri juridike të qytetarët, pasi fjalët kanë kuptim të ndryshëm”, thotë raporti duke shtuar se organizatorët nuk duhet të marrin leje për të organizuar një protestë pasi kjo cënon në thelb lirinë e tyre, “por ata duhet të njoftojnë me shkrim organet kompetente”.

Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve është shkelje e hapur e të drejtës së tubimit, kjo e thënë jo nga shteti shqiptar por nga Gjykata Europiane e të drejtave të Njeriut (GJEDNJ)”, sqaroi për Citizens Channel autorja e raportit Megi Ndregjoni. 

Ajo argumenton se në protestën në fjalë dukshëm ka qenë paqësore duke shtuar se “mjafton të shikosh pamjet, ku duken qytetarë të cilët kanë dalë me fëmijët, familjarët e tyre, ka një distancë shumë të dallueshejm midis tyre dhe policëve, nuk ka dhunë ndaj policëve”. 

GJEDNJ në parim i kërkon autoriteve të balancojë të drejtën e atyre që duan të protestojnë dhe atyre që u shkelet e drejta e lëvizjes. 

Ndregjoni sqaron se GJEDNJ ka disa standarde nëse protesta duhet shpërndarë, të cilat kanë të bëjnë me:

  1. kohëzgjatjen e ndërprerjes së trafikut
  2. dijeninë që autoritetet kanë për protestën
  3. nëse bllokimi i trafikut është serioz

“Liria e medias”

Një tjetër fushë e monitoruar në këto protesta është cënimi i lirisë së medias. 

Raporit ka konstatuar se policia ka penguar median të bëjë punën e saj, ku veçon rastin e Syri TV dhe JOQ, duke shtuar se pengimi i gazetarëve për të mbledhur informacion dhe raportuar gjatë protestave është shkelje e nenit 10 të KEDNJ për lirinë e shprehjes. 

Kordon policor duke ndaluar protestuesit të bllokojnë rrugën, Mars 2022

Ndregjoni thekson rëndësinë e detyrës së gazetarit për të përçuar lajmin tek qytetarët dhe shton se “ndërhyrja e shtetit pa të drejtë dhe pa asnjë bazë ligjore, si dhe arsyeja që po arrestojnë dikë sepse po raporton, është shkelje e nenit 10 të Konventës Europianë të të Drejtave të Njeriut”.

Së fundmi raporti rekomandon se “është e nevojshmë që Policia e Shtetit të trajnohet mbi standartet e GJEDNJ në lidhje me arrestimet e ndalimet dhe kur duhet të përdorë dhunë”.

Po ashtu rekomandon që qytetarët nuk duhet të marrin leje për protestë, “por duhet të njoftojnë Drejtorinë e Policisë për vendin dhe kohën e protestës”.

Kuvendi prej më shumë se 10 muajsh nuk ka miratuar ndryshimet më Kodim Penal sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, përcjell raporti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *