Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rritja e çmimit të qumështit po reflekton krizën e blegtorëve në Shqipëri

”Nëse e krahasojmë me një vit më parë, kemi një rritje prej 15 – 18% të çmimit të qumështit”, tregon Donjaldo Hoxha për Citizens Channel, drejtues i shoqatës ”Industria e Përpunimit të Qumështit”.

Sipas Hoxhës çmimi i qumështit në Shqipëri lëviz nga 130 deri në 160 lekë sipas zonave. Ndërsa ka nënprodukte qumështi që janë rritur me intervalin nga  5%,  deri në 15%, përmendim djathërat, gjizën, salca, etj, shton ai.

”Kostot janë rritur jashtëzakonisht dhe industria po bën një sakrificë shumë të madhe për të mbajtur këto çmime që ka në treg por nuk dihet sesa do të jenë mundësitë reale për të vazhduar këtë sakrificë”, thekson Hoxha.

Ai liston një sërë kostosh që janë rritur duke përmendur: blerja e lëndës së parë, pra qumështi që blihet më shtrenjtë, dyfishim dhe trefishim të kostove të energjisë elektrike, dyfishim të kostove të gazit, rritja që ndikohet nga çmimi naftës, pra shpërndarjen në furgon frigoriferikë, rritjen e sektorit paketues, industria e plastikës ushqimore që ka njoftuar për një rritje të re, 50% e njoftuar në janar, ndërsa aktualisht është njoftuar për një rritje të re për 25 %.

Blegtorët janë një ndër kategoritë që po e reflektojnë më shumë rritjen e çmimeve duke shkuar çdo ditë drejt kolapsimit.

”Realisht, realisht ne po dalim me humbje, nga dhjetori e këtej, thjesht sa po mbajmë fermën gjallë, është dhënë lekë nga xhepi. Nuk po bëhet fjalë për fitim por po humbasim lekë. Themi mbase muajin tjetër, mbase muajin tjetër por kjo s’ka të ndaluar”, pohon për Citizens Channel Dashamir Çela, një nga blegtorët e zonës e Dimalit.

Ndër produktet kryesore që prodhon Çela janë qumështi, jonxha dhe misri etj. Ai shpjegon se rritja zinxhir e produkteve sjell rritje përfundimtare në prodhim.

”Kemi rritje të kostove të plehrave kimike, p.sh. urea ka qenë 38, sot është 130. Drithërat janë rritur me 100% se kanë qenë se një kunjtal misri ka qenë 30 mijë dhe ka vajtur me 60 mijë, soja ka qenë 60 mijë sot eshtë 103 mijë lekë dhe ne duam s’duam do ta rrisim çmimin e qumështit si lëndë të parë të fabrikat e përpunimit”, shprehet Cela.

Donjal Hoxha në një parashikim të shifrës së rritjes së çmimit në të ardhmen e afërt përfundon se çdo kompani në varësi të kostove merr vendime individuale përkatëse.

Me 14 mars kryeministri Rama prezantoi paketën sociale ku ishte parashikuar 1.45 miliardë lekë mbështetje për fermerët me naftë pa taksa.

Fermerët e serave dhe blegtorët janë organizuar në protesta të ndryshme gjatë muajve të fundit, përmendim këtu protestën në Lushnje në nëntor të 2021, më 17 shkurt në Urën e Kuçit etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *