Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i Komisionit Evropian ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Një tjetër raport parashikon rënie të rritjes ekonomike të Shqipërisë. Komisioni Evropian e ka ndryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%, nga 3.7% që ishte në raportin e nëntorit të 2021.

Vendi mund të përballet me mbingarkesa në borxhin publik për shkak të subvencioneve të energjisë, parashikon raporti, ndërsa shton se qeveria do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.

Ky rishikim i buxhetit është kryer bazuar në zhvillimet e fundit që ka sjell lufta në Ukrainë, duke rritur çmimet dhe inflacionin.

“Për vitin 2022 dhe 2023 rritja në Shqipëri pritet të jetë përkatësisht 2.7% dhe 3.1%, e ndikuar kryesisht nga ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës, edhe pse vetëm në mënyrë indirekte pasi Shqipëria ka pak ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj të dy vendeve”, thotë raporti.

Të njejtin parashikim për rritjen ekonomike ka kryer më herët BERZH dhe Banka Botërore.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore (WB), pritet që prodhimi të tkurret me më shumë se 4.1% në vitin 2022 (WB), parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3,2%, që do të thotë 0.6% më pak se raporti i mëparshëm i bankës. Ndërkohë BERZH parashikon një rritje prej 3.3%. Në vitin 2023, sipas raportit ekonomia pritet të rritet me 3.4%, duke e ulur parashikimin me 0.3 pikë përqindje. 

Pasiguria për efektin ekonomik të këtyre ndërprerjeve, krahas shtrëngimit të mundshëm të kushteve të financimit, pritet të frenojë rritjen e konsumit dhe investimeve private”, thotë raporti i Komisionit Europian.

KE thekson se investimet publike, në veçanti përfundimi i rindërtimit pas tërmetit, do të vazhdojnë të mbështesin ekonominë, “por më pak se sa ishte planifikuar pasi shpenzimet publike prej rreth 1.5% të PBB-së janë riorientuar për të subvencionuar energjinë elektrike dhe karburantin, si dhe rritjen e mbështetjes sociale”.

Edhe rritja e importeve pritet të frenohet si pasojë e kërkesës së ulet. “Nga ana tjetër, turizmi, i cili varet kryesisht nga turistët rajonalë dhe të BE-së, parashikohet të vazhdojë të mbështesë rritjen e eksporteve të shërbimeve”, thotë raporti.

Burimi: Raporti i Komisionit Europian per Pranveren

KE thekson se nxitur nga mungesat e fundit të fuqisë punëtore, shkalla e papunësisë pritet të bjerë nën 11%. deri në vitin 2023.

Ndërkohë për energjinë elektrike përmend se fatura e importit do të rritet ndjeshëm.

Financat publike të vendit do të mbeten nën presion. Si rrjedhojë e rritjes së lartë të PBB-së dhe investimeve publike më të ulëta se sa ishin planifikuar, raporti i deficitit publik dhe i borxhit rezultoi 2 pikë përqindje më pak se sa pritej në vitin 2021, pavarësisht një emetimi të eurobondit për parafinancimin e bilancit buxhetor të vitit 2022”, thotë raporti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *