Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët marshojnë në bregdet për të kërkuar plazh 100% publik

Aktivistët e Nismës “Thurje” marshuan me parullën “Plazh 100% publik” në zonën e Golemit në Durrës. Ata nuk e pranojnë VKM-në ekzistuese, ku përcaktohet se ndarja e plazhit privat/publik është 80/20% edhe pse tregojnë se ajo nuk zbatohet.

Amel Pervizi

“Po ta shikojmë këtu, të gjejmë 20% për publikun, nuk na zë syri ndonjë plazh publik”, thotë për Citizens Channel Amel Pervizi nga Nisma “Thurje”.

Ai shton se pikë e VKM – së është që të gjithë plazhet e kategorisë A, pra bregdeti ranor duhet të ketë një largësi 7.5 metra nga bregu i detit në dispozicion të publikut.

Egriselda Allushi“Nuk kemi lind në Sahara që të kërkojmë si deveja vetëm ujë, por kemi lind në Shqipëri dhe i bie që plazhi nuk është luks për ne”, thekon një tjetër aktiviste e Nismës, Egriselda Allushi.

Në lidhje me këtë nisëm ka nisur edhe një peticion online, ku deri më tani janë mbledhur 10 mijë firma. Do të duhen edhe 10 mijë të tjera për ta dorëzuar në parlament këtë nismë.

“60% e shqiptarëve sipas një barometri për rajonin, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme  për të bërë disa ditë pushime, për shkak të kostove të larta”, thuhet në deklaratën e mbajtur gjatë protestës.

Gjatë marshimit, qytetarë që po bënin plazh, braktisën çadrat duke ju bashkuar protestës. Ata akuzuan forcat policore se i kanë thyer shezlonet natën.

“Më e turpshmja është se vjen policia në orët e vona të natës, në orën 10 dhe dhunon popullin, ju thyen shezllonët, ju thyen çadrat, i nxjerr në rrugë dhe ju thotë merrni çadra dhe shezlonë në krah, shpjerjini në shpi në darkë dhe hajdeni të nesërmen përsëri me to në dorë”, rrëfen një nga plazhistët.

Një ankesë tjetër, që është edhe problem i përvitshëm për plazhin e Durrësit janë dhe ujërat e zeza.

“Derdhen ujërat e zeza, vjen era e keqe, aty poshtë që mund të gjesh vend publik, aty derdhen ujërat e zeza”, shton një tjetër plazhist.

Aktivistët ngulën çadrat 7.5 metra pas shezlonit të fundit të plazhit privatit, në përputhje me pikën e dytë të VKM së. Gjatë protestës një përfaqësues i biznesit privat u mundua të ndal protestën por aktivistët i bën thirrje që të lajmëroj Policinë Bashkiake sepse ata ishin në përputhje të VKM – së.

“Plazh publik 100%, kauza nuk ndalet”, ishte pohimi i fundit përmbyllës i protestës, pohim i artikuluar si nga qytetarët ashtu edhe nga aktivistët.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *