Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: “Shqiptarët, ndër emigrantët më pak të kualifikuar nga shtetet e Ballkanit perëndimor”

Raporti i fundit “Emigrimi për motive punësimi”, që studion shtetet e Evropës perëndimore, duke përfshirë dhe Shqipërinë, merr në analizë shkaqet që nxisin emigrimin te qytetarët e shtetit tonë por dhe të vendeve fqinje.

Motivet kryesore që i largojnë qytetarët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Maqedonisë lidhen me punësimin, rrogat më të larta, korrupsionin, pasigurinë sociale dhe marrjen e një edukimi më të mirë.

Raporti thekson se në deri në vitin 2020, afër 4.77 milionë njerëz të Ballkanit perëndimor jetonin jashtë vendit të lindjes, ndërkohë që sipas një pyetësori të kryer në vitin 2021, 1/3 e rezidentëve në këtë rajon po e konsideron emigrimin.

Shqipëria rezulton si shteti që ka trendin më të lartë të azilkërkimit në Gjermani viteve të fundit. Prej vitit 2015, shifrat qëndrojnë shumë lart, krahasuar me shtetet fqinje, trend i cili bie ndjeshëm pas atij viti.

Screenshot nga raporti

Jo vetëm në Gjermani, emigrimi i shqiptarëve drejt Amerikës është po ashtu shumë i lartë krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor. Grupmosha që emigron më së shumti drejt shteteve të Bashkimit Evropian është 26-65 vjeç.

Screenshot nga raporti

Shqiptarët, ndër emigrantët më pak të kualifikuar nga shtetet e Ballkanit perëndimor

Shumica e emigrantëve të Ballkanit perëndimor rezultojnë se kanë aftësi mesatare për t’u përshtatur në tregun e punës. Emigrantët nga Serbia (28%) rezultojnë që kanë më shumë gjasa të kenë profesione me të paguara, pasuar nga ata të Malit të Zi (28%) dhe Bosnjës e Hercegovinës (23%).

Vetëm 11% e emigrantëve nga Shqipëria janë me aftësi të larta për tregun e punës”, – thuhet në raportin e publikuar, shifra më të ulëta se të qytetarëve të shteteve të BE-së.

Sektorët më të shpeshta të punësimit për burrat emigrantë nga Ballkani perëndimor përfshin punët fizike si ndërtimi, bujqësia, miniera ose mirëmbajtje. Raporti thekson se agrikultura është një ndër punët më shpeshta të kryera nga emigrantët shqiptarë.

Screenshot nga raporti

Shqipëria përcjell thuajse dyfish më shumë studentë në BE krahas vendeve fqinje

Raporti thekson se në vitin 2019, 10,210 studentë nga Shqipëria vijuan studimet e larta në shtetet fqinje, shifër dyfish më e lartë se vendet e rajonit.

Përkatësisht, pas Shqipërisë vjen Serbia, me 6,186 studentë që janë larguar për të ndjekur studimet jashtë, pasuar nga Kosova (3,626 studentë), Maqedonia e Veriut (3,616 studentë), Bosnje dhe Hercegovina (1,650 studentë) dhe Mali i Zi (704 studentë).

Screenshot nga raporti

Raporti nxjerr në pah se sistemet arsimore në Ballkanin perëndimor kanë probleme në pajisjen e nxënësve me njohuritë bazë që  kërkon tregu i punës.

Të dhënat nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) tregojnë se, mesatarisht, gjysma e të gjithë nxënësve 15-vjeçarë në rajon nuk arrijnë aftësitë bazë të shkrim-leximit ose numërimit”, – citohen në raport.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *