Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Qeveria kujtohet për ligjin anti-shpifje”, premton ta tërheqë nga Kuvendi

Qeveria ka premtuar se do të tërhiqet nga i ashtuquajturi “ligji anti-shpifje”, i cili ka gati tre vite që është diskutuar dhe tashmë ka mbetur pezull.

Paketa anti-shpifje shkaktoi debate në 2018 kur u inicua nga qeveria. Gazetarët, opozita, Këshilli i Europës si dhe Komisoni i Venecias e kundërshtuan paketën dhe i kërkuan qeverisë që të tërhiqej nga kjo nismë ligjore.

Por deri më 2022, qeveria nuk ka marrë ndonjë hap konkret drejt tërheqjes së këtij ligji. Dje gjatë diskutimit në Kuvend të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryetari i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se kjo nismë është rrëzuar dhe tani thjesht ka mbetur që të tërhiqet nga procedurialisht. 

Ligji ka qenë pjesë e punimeve të Kuvendit që prej 2020 edhe pasi ish-presidenti Ilir Meta e dekretoi ligjin. Kuvendi nuk e ka përfshirë në shqyrtim në komisone por ka qenë pjesë e kalendarit.

“Kundërshtimet në tre vite për paketën anti-shpifje”

Nisma e qeverisë shqiptare për ndryshime në ligjin për “Mediat Audiovizie” ka filluar më 17 dhjetor 2018, me prezantimin e dy projektligjeve të cilat synonin të rregullonin median në aspektin e regjistrimit dhe etikës e saj. 

Projektligjet parashikonin “rregullimin” e medias online në dy aspekte: regjistrimi i çdo subjekti mediatik që funksionon online pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit nga AKEP si dhe monitorimi i përmbajtjes që shfaqet në median online nëpërmjet një organi të posaçëm të quajtur “Këshilli i Etikës” pranë Autoritetit të Medias Audiovizive.

Në dhjetor të 2019 paketa anti-shpifje kaloi me 82 vota pro dhe 13 kundër, duke miratuar dy projektligje. Ndërkohë teksa brenda Parlamentit votohej, jashtë gazetarët dhe aktivsitë protestonin kundër ligjit, pasi e konsideronin atësi censurues.

Pankartë e mbajtur në protestën e gazetarëve kundër paketës anti-shpifje

Organizatat ndërkombëtare të medias i dërguan një letër Parlamentit shqiptar në 2020 kur vijonin ende debatet për ligjin. Ato i kërkuan Parlamentit që të tqërhiqeshin nga kjo nismë.

Çështja shkoi deri në Komisonin e Venecias, i cili në opinionin e tij përfundimtar e rrëzoi paketën anti-shpifje. Ishte Këshilli i Evropës, që e dërgoi çështjen në Komisionin e Venecias, pas vendimit të parlamentit për t’i kthyer Presidentit Meta dekretin e tij pa rishikuar ndryshimet e propozuara.

Komisioni u shpreh se miratimi i pandryshuar i këtij ligji do të ketë efekt frikësues dhe do të krijojë censurë në debatin e lirë dhe atë politik në internet. 

“Liria e medias në Shqipëri”

Liria e medias në Shqipëri shfaqet e brishtë në raportet ndërkombëtare. Po ashtu gazetarët përballen me censurë dhe vështirësi pune si pasojë e kontrollit të medias. 

Të dhënat flasin për mungesë të pluralizmit mediatik ndërsa kuadri i dobët ligjor dhe institucionet e brishta i zbehin ndarjet mes medias, politikës dhe biznesit.

Në 2021 Shqipëria ra me 20 vende në indeksin e lirisë së medias duke marrë renditjen më të ulët historike si pasojë e situatës së përkeqësuar nga kërcënimet ndaj pavarësisë editoriale, cënimin e integritetit fizik të gazetarëve nga krimi i organizuar dhe dështimit të shtetit shqiptar për t’i mbrojtur gazetarët edhe nga dhuna policore.

Mapping Media Freedom gjatë vitit 2021 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 14 raste, të sulemve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve.

Liria e medias është shfaqur problematike edhe në raportin e fundit të Komisonit Europian.

Sipas raportit, Shqipëria ka një nivel mesatar në fushën e lirisë së medias. KE thekson se në periudhën e raportimit, nuk ka pasur asnjë progres në fushën e lirisë së medias.

Edhe raporti i DASH  shfaqi një panoramë të ngjashme sa i përket lirisë së medias.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë edhe nisma të tjera në fushën e medias të cilat janë pritur me kritika, pasi sipas ekspertëve mund të cojnë drejt censurës. E tillë është edhe formimi i Agjencisë për Media dhe Informim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *