Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pas vitesh protesta miratohet projekti për ndërhyrje emergjente në Urën e Zogut

Ura e Zogut, Monument Kulture i Kategorisë së parë, prej vitesh në gjendje të degraduar ka arritur të tërheqë vëmendjen e institucioneve, pas vitesh protesta dhe thirrje për ndërhyrje në trupin e saj.

Përmes një reagimi në faqen e “Facebook”, Ministrja e Kulturës Elva Margariti njoftoi miratimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Matit, njohur ndryshe nga banorët si Ura e Zogut.

Sipas ministrisë, ky projekt vjen si bashkëpunim mes Universitetit Politeknik dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore.

Ky njoftim vjen pak ditë pas vizitës që kryen në terren përfaqësues të organizatës Europa Nostra dhe Bankës Evropiane për Investim, në bashkëpunim me organizatën “Sebastia”.

Në dhjetor të vitit 2022 ura pësoi dëmtime të rënda si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe gërryerja e inerteve nga kompani private që ushtruan aktivitetin e tyre në lumin Mat.

Prej marsit të vitit 2022, u klasifikua nga “Europa Nostra” si një nga shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë.

Të rinjtë dhe banorët e Kurbinit janë organizuar prej vitit 2021 në protesta për mbrojtjen e urës. Ata janë shprehur në vijimësi se janë harruar nga institucionet shtetërore, ndërsa kanë firmosur edhe një peticion për Mbrojtjen dhe rimëkembjen e saj.


 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *