Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rrëzohet rritja e çmimit të patentave, marrëveshja shkeli ligjin për mbrojtjen e konkurrencës

Pas pezullimit të marrëveshjes për rritjen e çmimit të patentës, Autoriteti i Konkurrencës (AK) doli sot më një vendim përfundimtar, i cili  e shpall të jashtëligjshme këtë marrëveshje.

AK u shpreh se marrëveshja për rritjen e çmimit të patentës shkel ligjin “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Marrëveshja ishte një iniciativë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mes Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas marrëveshjes tarifat e reja për patentën sipas kategorive fillonin nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë.

Palët nënshkruese shpreheshin se bashkëpunimi mes tyre ishte i nevojshëm pasi ndihmonte në luftën ndaj konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të autoshkollave, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimit të sigurisë në rrugë.

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur gjithashtu që të kryejë  monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, për një periudhë 1 vjeçare.

“Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma c), të ligjit nr. 9121/2003”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës.

Marrëveshja krijoi panik dhe konfuzion

Marrëveshja u dakordësua më datë 13 shkurt dhe pasi u bë publike në media shkaktoi fillimisht konfuzion tek publiku dhe për pasojë radhë të gjata për regjistrim në kursin e patentës.

Përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shkruante se “bashkëpunimi midis DPSHTRR, DPT, Autoshkollave forcon barrierën kombëtare në luftën ndaj spekulimeve dhe konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të aktivitetit të autoshkollave”.

Lajmi u bë publik përmes një kronikë televizive në edicionin e lajmeve në TV Klan.

Konfuzioni u shkaktua fill pas transmetimit të kësaj kronike dhe bërjet së lajmit publike në mediat online. Pas kësaj Gonxhja përgënjeshtroi lajmin duke e cilësuar si të rremë.

Gonxhja deklaroi se “nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit”.

“Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria”, deklaronte më 16 shkurt Gonxhja.

Po ashtu më 23 shkurt Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas shtimit të kërkesës për regjistrim në kursin e patentës, bënte thirrje ndaj qytetarëve:  “Mos bini pre e spekulimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës”.

Sipas marrëveshjes, palët dakordësoheshin që të rriten çmimet për të gjitha kategoritë e lejeve të drejtimit.

Aktualisht leja e drejtimit B kushton nga 35 mijë lekë deri në 40 mijë lekë, e nëse marrëveshja do të hynte në fuqi kjo kosto do dyfishohej.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *