Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Shqipëria po plaket”, numri i të rinjve po ulet me 3% çdo vit

Numri i të rinjve në Shqipëri ka shënuar rënie, ashtu si dhe numri i popullsisë në tërësi, sipas të dhënave të INSTAT.

Një analizë e Institutit të Statistikave për numrin e të rinjve në vend nga 2017 deri në 2021, tregon se nga 2.829.741 banorë që numëron Shqipëria, 579.203 janë fëmijë (0-17 vjeç).

“Si rezultat i rënies së popullsisë me 1,6%, gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), edhe numri i kësaj grupmoshe ka ardhur duke u zvogëluar, duke shënuar çdo vit mesatarisht 3% fëmijë më pak”, thuhet në raport.

Kukësi është qarku me numrin më të lartë të fëmijëve (24.7%) ndërsa numrin më të ulët e ka Vlora me 18.3%. 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), numri i të rinjve ka ardhur duke u ulur gradualisht në të gjitha qarqet. Uljen më të ndjeshme e ka pasur Gjirokastra dhe Berati me 24% dhe 20%. Tirana dhe Durrësi kanë uljen më të vogël (përkatësisht 3% dhe 6%).

“Krahasuar me fillimin e periudhës, ndihmuar kjo edhe nga prurjet e migrimit të brendshëm, që i ka kthyer tashmë në dy qarqet me përqendrimin më të lartë të popullsisë së vendit”, thuhet në raport.

Parashikimet për popullsinë e Shqipërisë flasin për 2.841.549 banorë deri në 2030.

“Nëse do të ndiqet ky skenar, në vitin 2031 përqindja e grupmoshës 0-17 vjeç ndaj totalit të popullsisë, pritet të bjerë në 17,7%”, thuhet në raport. Gjatë vitit 2021, kanë lindur rreth 27.2 mijë foshnja (12% më pak se në vitin 2017).

Citizens Channel ka analizuar uljen e lindshmërisë në raport me nismat e qeverisë për të frenuar fenomenin. Sipas ekspertëve “bonusi i bebeve” ka qenë i pamjaftushem për të rritur lindshmërinë. 

Sipas tyre kostoja për rritjen e një fëmije është shumë e lartë dhe bonusi i bebeve është i pamjaftueshëm për të shtyrë çiftet e reja që të sjellin në jetë një fëmijë.

Po ashtu ata argumentojnë se emigrimi ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në tkurrjen e popullsisë dhe uljen e lindshmërisë në vend.

Në vitin 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve. Tirana është qarku më lindjet më të larta (2,121), ndërsa Gjirokastra qarku me numrin më të ulët të lindjeve, (93).

Qarku i Tiranës, sipas të dhënave të INSTAT, ka popullsinë më të re në Shqipëri, me një moshë mediane prej 36,2 vjeç, ndërsa qarku i Gjirokastrës rezulton me popullsinë më të vjetër në vend, me moshë mesatare 43,5 vjet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *