Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Europa Nostra kërkon zbatimin e planit të ndërhyrjes në mënyrë që të shpëtohet Ura e Zogut

Ekspertë nga organizata “Europa Nostra” dhe “Instituti i Bankës Evropiane për Investime” kanë nxjerrë sot një raport teknik ku nënvizohet nevoja emergjente për ndërhyrje konkrete sipas “Projektit teknik të zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin – monument kulture, Ura e Matit”, hartuar nga qeveria shqiptare, në mënyrë që të shpëtohet Ura e Zogut.

Ky projekt u përpilua në muajin janar të këtij viti, pas dëmtimeve të mëdha që pësoi ura si pasojë e reshjeve të shumta.

Projekti është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore”, – tha në një postim Ministria e Kulturës Elva Margariti.

Europa Nostra e listoi Urën e Zogut si një “7 monumentet më të rrezikuara” në mars të vitit 2022. Organizata Sebastia kishte ngritur më herët shqetësimin për degradimin e këtij sajti historik dhe mblodhën 3700 firma nga banorët për veprime konkrete nga institucionet shqiptare.

Pas heshtjes nga ana e qeverisë, Emarilda Leti nga organizata “Sebastia” pohon se iu drejtuan “Europa Nostra-s”, si alternativa e fundit e mbetur për të shpëtuar urën me harqe.

Jemi të kënaqur që sot ka një plan konkret ndërhyrjeje në Urën e Zogut. Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë dhe shpesh herë dyert e institucioneve na janë mbyllur, por kemi dashur ta çojmë në fund kauzën tonë, dhe për të dhënë një shembull rezistence”, – thotë për Citizens Channel Leti.

“Tre fazat e ndërhyrjes për të shpëtuar Urën e Zogut”

Faza e parë duhet të përqendrohet kryesisht te këmba e pestë e urës. Kostoja e përllogaritur për zëvendësimin e këmbës së urës është 600.000 euro, kosto që duhet të mbulohen nga shteti shqiptar.

Ndërhyrjet, thekson raporti, duhet të bëhen para tetorit të këtij viti, pasi reshjet e forta mund t’i japin goditjet përfundimtare urës.

Disa rinovime ndodhën në vitin 2000, por ura më pas u neglizhua dhe nuk kishte mirëmbajtje serioze dhe supervizim teknik, që çoi në degradim të strukturës”.

Një tjetër shqetësim i ngritur në këtë raport është gërryerja e inerteve pa kontroll dhe menaxhimi i duhur i prurjeve nga hidrocentralet, të cilat kanë qenë ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në degradimin e monumentit të kulturës. Të dyja këto elementë duhet të mbahen në kontroll, shkruhet në raport.

Faza e dytë lidhet me restaurimin e harqeve të urës, fazë e cila do të detajohet në varësi të implementimit të fazës së parë ndërsa faza e tretë konsiderohet faza përfundimtare, që parashikohet të mbarojë brenda katër vitesh.

Njëqindvjetori i hapjes së urës është në vitin 2027 dhe kjo mund të jetë e përshtatshme objektiv për rehabilitimin e plotë të tij”, – thuhet në raport, i cili u përpilua pas takimeve që u zhvilluan gjatë vizitës që ekspertët nga Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Evropiane për Investime bënë gjatë muajit shkurt të këtij viti me përfaqësues të qeverisë dhe grupeve të interesit.

Europa Nostra sugjeron që pas vitit 2027, ura mund të rivendoset në përdorim të qytetarëve duke shërbyer si hapësirë për këmbësorët, çiklistet dhe si hapësirë e përshtatshme për evente sociale dhe kulturore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *