Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si lulëzoi “teatri i të shtypurve” në qytetet pa teatër

Regjisorja Anila Balla, së bashku me aktivistë të grupimit ATA, kanë sjellë në Tiranë dhe në Kamëz teatrin informal, si formë kundërpërgjigjeje ndaj situatës aktuale të artit dhe kulturës në Shqipëri.

Mënyra si u shemb teatri kombëtar ishte shumë e dhunshme dhe traumatike, traumë që e ndjejmë akoma sot”, – kujton regjisorja Balla, tre vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit.

Teatri informal është vendosja në skenë e një vepre në godina të improvizuara larg qendrave urbane të qytetit, ku komuniteti ftohet dhe është pjesë thelbësore e shkrimit dhe luajtjes së veprës.

Diana Malaj nga grupi ATA shpjegon se ky zhanër njihet ndryshe dhe si “teatri i të shtypurve” dhe është i mbështetur në metodat e dramaturgut Augusto Boal, duke synuar të afrojë njerëzit që iu mohohet aksesi në teatër.

Diana Malaj, aktiviste nga Grupi ATA

Me shembjen e Teatrit Kombëtar kuptova sa e rëndësishme është të krijosh skenat e pavarura me shpresën e madhe se mund të ndërtojnë një marrëdhënie dashurie mes nesh dhe teatrit”, – shprehet Malaj. “Nëse nesër na shembet një tjetër teatër, të paktën do të ketë më shumë njerëz që e duan teatrin, aq shumë sa munden të mobilizohen për ta mbrojtur”, – shton ajo.

Anila Balla ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dy vepra të realizuara në bashkëpunim me grupin ATA gjatë periudhës së “pushtimit” nga artistë dhe aktivistë, që i kundërpërgjigjeshin insistimit qeveritar për shembjen e godinës dhe planit për ndërtimin e disa kullave në tokën publike.

“Vdekja aksidentale e një anarkisti” dhe “Këngëtarja tullace” janë dy vepra që u vunë në skena të improvizuara në Kamëz dhe më pas tek Teatri Kombëtar, tashmë i kthyer në rrënoja. Edhe në veprat e mëtejshme, shembja e Teatrit Kombëtar ka qenë thelbësore në komunikimin me publikun.

Ne kemi gjetur mundësinë ta zgjonim këtë plagë te publiku. Përmes ngjarjes që rrëfehej ne donim që ngjarja e Teatrit Kombëtar të rikujtohej si një traumë e madhe që na ndodhi”, – thotë Balla.

Anila Balla, regjisore

Eksperimentimi me teatrin e të shtypurve, pohon Diana Malaj ka nisur prej vitit 2014 në Kamëz dhe vepra të ndryshme si “Emigrantët”, “Vidh një çikë më pak”, “Përdhunë”, “Pyllishte” etj., janë vënë në skenë në hapësira të improvizura të Bathores, Frutikulturës, Valiasit, Laknasit, Shkozës, Prezës dhe në qytete të tjera.

Shfaqjen e parë e kemi dhënë brenda Pallatit të Kulturës në Kamëz. Në fund të shfaqjes është bërë një protestë dhe ata na i kanë fikur dritat dhe na kanë përzënë më dhunë”.

Pas refuzimit nga Bashkia Kamëz për dhënien e hapësirës për përdorim, grupi ATA dhe regjisorja Anila Balla vendosi që shfaqjen e parë ta japë në një shtëpi të braktisur.

Ne e kemi pasur të shembur teatrin brenda vetes”, – vijon rrëfmin Diana Malaj. “Ne kemi krijuar një rezistencë të fortë kulturore pikërisht se na mungon teatri në qytet”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *