Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Agresioni rus mbi Ukrainën u shoqërua me disinformim masiv

Agresion rus mbi Ukrainën solli një shpërndarje masive të lajmeve të rreme, fotove dhe videove të nxjerra jashtë kontekstit në mediat tradicionale, median online dhe rrjetet sociale.

Gjetje të tilla u prezantuan sot në raportin e BIRN “Lajmet e rreme mbi pushtimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse”. Ky raport është fokusuar në shpërndarjen e materialeve të rreme përgjatë tetë muajve të parë të 2022, për të kuptuar mekanizmat dhe logjikën që qëndron pas publikimit të kësaj përmbajtjeje disinformuese.

Hulumtimi i pulblikuar në platofmën Disinfo.al identifikoi 41 artikuj me lajme të rreme, video ose foto të nxjerra jashtë kontekstit të publikuara në mediat lokale ose mediat sociale në periudhën shkurt – gusht 2022. Këta artikuj me lajme të rreme regjistruan në total 793 ri publikime në mediat vendase apo në faqet e mediave sociale. Për pjesën më të madhe të rasteve të disinformimit u regjistruan ri publikime të shumta në mediat lokale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut – deri në 59 herë për një lajm të vetëm.

Pjesa më e madhe e lajmeve të rreme u publikua nga portalet online. Nga 793 ri publikime të 41 artikujve me lajme të rreme të identifikuara në mediat në gjuhën shqipe për periudhën janar-gusht 2022 për pushtimin rus të Ukrainës, 72.6% u publikuan online nga portalet, 10.5% nga stacionet televizive dhe pjesa tjetër nga faqet publike në Facebook ose kanalet në YouTube, gazetat, radiot dhe faqet e revistave në internet.

Nga 793 referenca për lajme të rreme për pushtimin rus të Ukrainës, 73.8% u ripublikuan si lajme me foto dhe video në lloje të ndryshme mediash, 3.8% e artikujve ishin video të publikuara në kanale të mediave të ndryshme sociale dhe 17.6% e artikujve u ripublikuan si foto në Facebook.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe (61%) e lajmeve të rreme që qarkulluan në mediat në gjuhën shqipe dhe në kanalet e mediave sociale në lidhje me pushtimin e Ukrainës kishin mesazhe pro-ukrainase dhe 39% përçonin mesazhe pro-ruse. Kështu analizohet se lajmet e rreme në gjuhën shqipe me mesazhe pro-ukrainase kishin një shkallë më të lartë ndërveprimi/angazhimi në mediat sociale krahasuar me ato me mesazhe pro-ruse.

Gjatë pushtimit të Ukrainës Shqipëria nuk kishte reporterë konstant në terren që mbulonin zhvillimet e kjo solli që lufta të mbulohej nga raportimet e përkthyera të agjencive të lajmeve, mediave ndërkombëtare dhe mediat sociale. Më shumë se 85% e lajmeve të rreme të identifikuara nga ky monitorim, veçanërisht ato të bazuara në foto dhe video të fabrikuara ose të nxjerra jashtë kontekstit, e kanë origjinën nga kanalet e mediave sociale, përfshirë këtu Facebook, Twitter dhe Instagram. Burime të tjera ishin edhe tabloidët si ‘Daily Mail’, ‘New York Post’, ‘Fox News’, ‘Daily Mirror’ ose media në pronësi të shtetit rus si ‘Sputnik’.

Raporti tregoi se përhapja e lajmeve të rreme në mediat lokale, edhe pse shumica janë me mesazhe pro-ukrainase, nuk përbën zhvillim pozitiv, sepse tregon se ka mungesë aftësish/kapacitetesh për të luftuar fushatat disinformuese.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *