Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Kriza financiare e transportit publik”; Unioni njofton shërbim të reduktuar

Prej ditës së hënë, shërbimi i transportit publik për qytetin e Tiranës do të ofrohet me mjete të reduktuara. Këtë njoftim e bëri të ditur Unioni i Transportit Publik, i cili përmes një njoftimi për mediat theksoi se ky vendim vjen si pasojë e sfidave financiare me të cilat po përballen operatorët vitet e fundit.

“Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, operatorët e linjave urbane qytetare hasur në vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionimit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. Ne jemi përpjekur me zell ti adresojmë këto çështje duke kërkuar mundësi të shumta për dialog konstruktiv me organet përgjegjëse. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballen shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën”,-thuhet në njoftimin e Unionit.

Ata kërkojnë hyrjen në diskutime produktive me qëllim që kjo situatë të zgjidhet, ndërsa venë në dukje mungesën e mbështetjes deri më tani nga institucionet shtetërore.

“Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshëm e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plota. Si rrjedhojë jemi të detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion në Qarkun Tiranë”,-thuhet mes të tjerash në njoftimin e Unionit për mediat.

Një nga përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, Dashnor Memaj u shpreh për Citizens Channel se përgjatë tre viteve të fundit nuk kanë pasur subvencionim, ndihmë dhe plotësim kërkesash ndaj edhe kanë arritur në këtë vendim. Ndërsa theksoi se është vënë në dijeni edhe Bashkia Tiranë.

“Kjo ka ardhur pasi kemi njoftuar bashkinë, ministrinë për ndërhyrje emergjente. Ka tre vjet që bëjmë kërkesa dhe nuk janë marrë parasysh. Janë kërkesa ekonomike që janë bërë të ditura në cdo dokument tonin. Kemi njoftuar edhe bashkitë, jo vetëm bashkinë e Tiranës, por edhe bashki të tjera që janë Vora dhe Kamza të cilat kanë transport publik dhe nuk kanë marrë asnjë masë”-tha Dashnor Memaj.

Sipas tij, nga ana e bashkisë Tiranë, edhe pse janë në dijeni prej kohësh, nuk ka pasur bashkëpunim.

“Qysh në pandemi e kemi ngritur si shqetësim dhe nuk është marrë parasysh asnjë plotësim i kërkesave ekonomike përveç momentit kur ishte cmimi 270 lek që u bë me subvencion tre mujor dhe u ndërpre pastaj. Vështirësia është te nafta më shumë dhe te pamundësia për të paguajtur punëtorët dhe për t’ju rritur pagat apo për ti mbajtur në punë”,-deklaroi Memaj.

Pandemia dhe rritja e çmimit të naftës thelluan problematikat e sektorit të transportit publik

Me rastet e para të Covid-19 në Shqipëri në mars të 2020-ës, transporti publik u pezullua, si mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit. Transporti publik qëndroi i mbyllur deri në muajin korrik, 2020. Punonjësit dhe përfaqësuesit e këtij sektori u shprehën se po përballen me vështirësi të shtuara ekonomike si pasoje e reduktimit me 50% të përdoruesve të autobusëve dhe kërkuan ndihmë në përballimin e kostove.

Ata kërkuan heqjen e akcizës, zbritjen e TVSH-së nga 20% në 0%, rimbursimin e kategorive të përdoruesve të cilët përfitojnë shërbimin falas. Ndërsa Reduktimi i pasagjerëve bëri që në verën e 2021-it abonoja e përgjithshme të shitet nën kosto, 600 lekë, duke rënduar më tej gjendjen ekonomike të këtij sektori.

Shitja nën kosto erdhi si pasojë e reduktimit të përdoruesve të autobusëve, ndërsa sasia e aboneve, dhënë nga Bashkia Tiranë çdo fillim muaji, është e njëjtë si para pandemisë.

Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2021, Bashkia Tiranë vendosi që të pezullojë abonetë me qëllim bërjen e një studim mbi transportin publik, të cilat u goditën nga pandemia. Fill pas lajmit se Bashkia Tiranë do të hiqte abonetë, Organizata Politike u angazhua në nënshkrimin e një peticioni i cili kërkonte risjelljen e abonesë në treg. Një grup aktivistësh protestuan përpara Bashkisë Tiranë për kthimin e saj.

Në 21 qershor u dorëzua peticioni i nënshkruar nga 11 mijë qytetarë pranë Bashkisë. Në korrik, aboneja e përgjithshme u kthye në treg.

Në fund të muajin dhjetor të vitin 2021, Bashkia Tiranë miratoi një shumë prej një milion eurosh që do të shërbente si subvencion për ofruesit e shërbimit të transportit publik, bazuar në kilometrat e përshkuara gjatë muajve.

Në 21 shkurt të 2022, Shoqata Kombëtare e Transportit Publik iu drejtuan me një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Belinda Ballukut, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kërkuan lehtësim të kostove përmes:

  1. Rimbursimit të TVSH-së.
  2. Heqjes së akcizës 37 lekë/litër
  3. Heqjes së taksës të qarkullimit në karburant 27 lekë/litër.
  4. Rimbursim nga ministritë përkatëse sa i përket kategorive të individëve (Invalidë pune, të verbër, paraplegjikë, tetraplegjikë, studentët) që marrin shërbimin e transportit publik me çmim të reduktuar ose falas.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *