Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Beteja e ambientalistëve kundër Aeroportit të Vlorës nxit reagime në Gjermani

Beteja për mbrojtjen e luginës së Nartës nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës ka marrë jehonë në Gjermani.

Organizatat mjedisore EuroNatur dhe BUND, i bëjnë thirrje autoriteteve gjermane që të tërhiqen nga projekti i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, për shkak të dëmtimit që natyrës dhe ekosistemit.

Aeroporti i Vlorës prek zonën Vjosë-Nartë që sipas ligjit 81/2017 ka statusin “Peizazh i Mbrojtur”, kategoria e pestë, të cilin e gëzon ligjërisht edhe sot.

Laguna e Nartës ndodhet në deltën e lumit Vjosa, i cili pas një fushatë 10 vjeçare të aktivistëve dhe organizatave mjedisore u shpall Park Kombëtar,  në të njëjtën kohë u shty edhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës.

Protesta e organizatave ndërkombëtare, nxiti reagimin e Aeroportit të Mynihut, i cili  zotërohet në shumicën e aksioneve nga landi i Bavarisë. Faqja zyrtare e aeroportit gjerman deklaroi në Twitter se “ofron shërbime thjesht konsulence në fushën e operacioneve të aeroportit për koncesionarin MABCO”, dhe se “nuk ka asnjë kontratë me qeverinë shqiptare”.

Die Munich Airport International GmbH (MAI) erbringt lediglich reine Beratungsleistungen im Themenbereich Flughafenbetrieb für den Konzessionär MABCO. (1/3)

— Munich Airport (@MUC_Airport) August 16, 2023

Ky reagim përgënjeshtron njoftimin e Kryeministrit Edi Rama në mars të vitit 2022, i cili deklaroi se aeroporti i Mynihut do të ishte operator i aeroportit të Vlorës, duke garantuar kështu ndërtimit e aeroportit të Vlorës brenda standardeve europiane.

“Ambientalistët kundër aeroportit”

Drejtori ekzekutiv i EuroNatur, Gabriel Schëaderer dhe kryetari i Bund, Richard Mergner në tabelën e punimeve të aeroportit të Vlorës/ Foto: Richard Mergner

“Aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë po ndërtohet aktualisht në një rezervë të jashtëzakonshme natyrore me rëndësi të madhe për migrimin ndërkombëtar të shpendëve – me bashkëpunimin e Munich Airport International GmbH (MAI), një filial i Flughafen München GmbH. MAI thotë se “po vepron në një cilësi këshillimore”, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e paraqet ndryshe përfshirjen e kompanisë së aeroportit të Mynihut në publik, përkatësisht si operatori i ardhshëm i Aeroportit të Vlorës”, thuhet në dekalratën për shtyp të organziatave ndërkombëtare. 

Drejtori Ekzekutiv i EuroNatur, Gabriel Schwaderer dhe Kryetari Rajonal i BUND, Richard Mergner,  prezantuan në media kundërshtitë për projektin e aeroportit të Vlorës dhe arsyet se pse duhet të tërhiqet aeropoeti i Mynihut nga kjo lidhje.

“Ne kemi parë tufat e flamingove që jetojnë atje në Lagunën e Nartës – aeroplanët do të fluturojnë pikërisht në këtë zonë të mbrojtur,” tha  Richard Mergner, Kryetar i BUND Bavaria. 

Ai i bëri thirrje qeverisë bavareze, qeverisë federale dhe qytetit të Mynihut si aksionerë të aeroportit të Mynihut që të tërhiqen nga projekti. 

“Një aeroport në mes të një zone të mbrojtur është e paimagjinueshme, sado kreative të jetë qeveria shqiptare në zonimin e zonës së ndërtimit jashtë zonës së mbrojtur. Edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë kritikuar ashpër ndërtimin e aeroportit dhe kanë bërë thirrje Qeveria shqiptare të ndalojë këtë projekt, i cili është i dëmshëm për natyrën. Në sfondin e negociatave të anëtarësimit në vazhdim, do të ishte e mençur të ndiqeshin këto rekomandime dhe të mos injoroheshin apelet e institucioneve të BE-së”, shton Gabriel Schëaderer, Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur.

Drejtori ekzekutiv i EuroNature e cilësoi si të “paimagjinueshme” ndërtimin e aeroprotit në zonë të mbrojtur. 

“Edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë kritikuar ashpër ndërtimin e aeroportit dhe kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë këtë projekt, i cili është i dëmshëm për natyrën,” tha Schwaderer.

“Beteja në mbrojtje të lagunës së Vjosë-Nartës”

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës pranë zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë është kundërshtuar nga shumë organizata mjedisore, përmes deklaratave, hulumtimeve mbi zonën, protestave etj.

 “Një investim i tillë do të shkaktoj zhvillime të pakontrolluara dhe dëme të pakthyeshme të vlerave dhe burimeve natyrore të kësaj zone”, thuhej në deklaratën e përbashkët të 37 organizatave mjedisore ku vihej theksi te dëmet e pariparueshme që mund të ndodhin në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj, përbëjnë një sipërfaqe prej 19 mijë hektarësh, ç’ka e bën zonën më të madhe dhe të rëndësishme për ekosistemit e ligatinave jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë zonën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyçe e biodiversitetit ku janë vënë re mbi 200 lloje shpendësh, si pelikani e flamengo.

Punimet në aeroportin e Vlorës nisën në datën 28 nëntor 2021, përmes një kontrate koncesionare 35-vjeçare, të nënshkruar me një konsorcium, që dominohet nga komapnia Mabetex Group e sipëmrarrësit nga Kosova, Behgjet Pacolli. 

Punimet nisën pa Deklaratë Mjedisore dhe leje ndërtimi. Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Bernës në janar të vitit 1999 dhe zbatimi ka hyrë në fuqi në maj të po atij viti. Konventa e Bernës është një nga konventat më të rëndësishme të ruajtjes së natyrës për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropë. 

Ndërtimi i aeroportit u kritikua nga konventa e Bernës. Një vit më parë, në gusht të 2022 Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës dërgoi një mision të posaçëm në terren për të vlerësuar situatën në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Në 2021, Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës i bëri thirrje qeverisë shqiptare të rishikonte planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, teksa ndau shqetësimin në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar vlerat e njohura natyrore.

Nga ana tjetër qeveria e ka mohuar ekzistencën e biodiversitetit dhe statusit të mbrojtur të zonës.

Sipas të dhënave të siguruara nga organizata PPNEA prej këtyre 200 shpendësh, 33 janë të listuar me status me status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë, ku 8 lloje mbajnë statusin e Rrezikimit Kritik (CR), 9 lloje klasifikohen si të rrezikuara (EN), 13 lloje janë cilësuar me status të Përkeqësuar (VU) si dhe 3 lloje mbartin statusin e Rrezikut të Ulët (LR).

Po ashtu, 123 lloje janë të listuar në shtojcën II të “Konventës së Bernës” të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në janar të vitit 1999 dhe zbatimi hyri në fuqi në maj të po atij viti. Konventa e Bernës është një nga konventat më të rëndësishme të ruajtjes së natyrës për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *