Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KQZ-ja vendos ndalimin e koncertit të kandidatit socialist për Kryetar Bashkie në Kukës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka deklaruar sot se koncertit muzikor, i lajmëruar nga kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Albert Halilaj, nuk do të zhvillohet pasi konsiderohet veprimtari e ndaluar sipas vetë Kodit Zgjedhor.

Kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj ka hequr postimin në faqen zyrtare rreth njoftimit mbi organizimin e koncertit. Zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kukës do të zhvillohen të dielën në datë 24 shtator, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Safet Gjici.

Ky vendim i KQZ-së erdhi pas shkresës së dërguar nga organizata Qëndresa Qytetare ndaj komisionerit të KQZ-së Ilirjan Celibashi, duke i përmendur shkeljet që parashikohen te neni 78, pika 9 të Kodit Zgjedhor, të miratuar në vitin 2020.

Sipas këtij kodi, “subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve u ndalohet të organizojnë, kryejnë apo mbulojnë shpenzimet vetë ose nëpërmjet të tretëve për koncerte, shfaqe kulturore argëtuese apo veprimtari bamirësie”.

Ne po tentojmë që të krijojmë një precedent me komisionerin që ai të marrë masa dhe të ushtrojë kompetencën e tij për të ndaluar aktivitetin”, – tha për Citizens Channel Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

Xhemollari shton se Kodi Zgjedhor është miratuar me vendim të dy partive të mëdha në Shqipëri dhe “duhet që këto parti të zbatojnë ato që kanë miratuar dhe votuar vetë”.

KQZ-ja në faqen zyrtare publikon takime apo evente që janë ndaluar të zhvillohen pasi bien ndesh me ligjin.

Sipas publikimeve në faqen e KQZ-së, deri në muajin prill të këtij viti, Bashkitë në Shqipëri dhe disa institucione kanë organizuar 37 aktivitetet të palejuara sipas Kodit Zgjedhor. Bashkia Tiranë, Maliq, Belsh, Korçë, Cerrik, Lushnjë, Memaliaj, Gjirokastër dhe Kavajë.

KQZ-ja ka ndaluar dhe evente nga Ministria e Kulturës me temën “Bisedë e hapur për klasterin dixhital për audiovizivën” si dhe takimin me temë “Inspektim në spitalin Qendror ne QSUT” planifikuar të mbahej nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *