Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Lëvizja Bashkë proteston për miratimin e minimumit jetik

“Në vitet ’30 të shekullit të kaluar Migjeni shkruante poezi dhe rrëfime të shkurtra për varfërinë. Ne jemi akoma në kushtet ku të varfërit i jepet e njëjta përgjigje si në tregimin e Migjenit: ‘Zoti të dhashtë!’- tha kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qorri, në protestën që u mbajt sot për miratimin e projektligjit të minimumit jetik përpara Parlamentit.

Arlind Qorri; Foto nga Levizja Bashke

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë që prej dhjetorit 2022  kanë dorëzuar 21 mijë firma në Kuvend duke propozuar një ligj për minimumin jetik.

“Ndërsa është një qeveri, e cila akoma, pavarësisht se sot është duke fol në Këshillin e Sigurimit në OKB, akoma qytetarët e tij, në mes të Evropës, buzë Mesdheut, diskutojnë akoma copën e bukës”, – thekson Klodi Leka.

Aktivistët protestuan jo vetëm për miratimin e minimumit jetik, por edhe për shumë problematika të tjera si: rritja e çmimit të apartamenteve, dyfishimi i rrogës së deputetëve, aferat e incineratorëve si dhe ngritjen e kullës 185 metra pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

“E kujt i plasi, që po rritet paga minimale me dy mijë lekë në vit, ndërkohë që një shtëpi në Tiranë kushton 550 euro një dhomë. Paga minimale nuk mund të rritet, pa e ditur sesa është minimumi jetik në Shqipëri”, – tha Albina Ruko.

Aktivistët përmbyllën se do të vazhdojnë të protestojnë për çështjen e minimumit jetik, si bartëse e vullnetit të 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin.

“Projektligji tashmë është në kuvend prej gjashtë muajsh, ne do vazhdojmë të reagojmë, protestojmë derisa minimumi jetik të bëhet ligj prej vërteti, ashtu siç është në botën e vendeve të zhvilluara”, – pohon Emiljando Kita.

Rrugëtimi i Lëvizjes Bashkë për miratimin e minimumit jetik

Çfarë është minimumi jetik?

Organizata Ndërkombëtare e Punës përcakton se minimumi jetik është shuma monetare e një sërë produktesh ushqimore të përshtatshme për të siguruar funksionimin normal të trupit të njeriut dhe ruajtjen e shëndetit, plus një numër minimal artikujsh jo-ushqimorë dhe një numër minimal shërbimesh të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë social kulturore.

Për të miratuar një ligj nevojiten 20 mijë nënshkrime nga qytetarë me të drejtë vote.

Aktivistë të Organizatës Politike iu drejtuan më 16 shtator 2022 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë miratimin për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, me qëllim nisjen e procesit ligjor për miratimin e minimumit jetik.

Sipas një studimi të Avokatit të Popullit në 2020, minimum jetik duhet të jetë 18 000 lekë në muaj, ndërsa aktualisht një pensionist në Shqipëri përfiton mesatarisht 8.000 lekë në muaj.

Pas dorëzimit të 21 mijë nënshkrimeve dhe verifikimit të tyre nga KQZ-ja drafti i është dorëzuar Kuvendit më 30 mars 2023. Në përmbyllje të seancës së fundit plenare të Kuvendit në fund të korrikut, aktivistët e Lëvizjes Bashkë protestuan duke i rikujtuar institucionit se ligji për Minimumin Jetik “fle në sirtarë” prej 7 muajsh.

Shqipëria është i vetmi nga vendet ish-socialiste të Evropës Lindore që nuk njeh minimumin jetik.

Në 33 vite pluralizëm, qeveritë e ndryshme kanë akuzuar njëra tjetrën për mos njohjen e kësaj politike që përcakton kriterin bazë të mbijetesës, por asnjëra prej tyre nuk e ka realizuar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *