Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Ekonomia e betonit”, 67% e rritjes ekonomike vjen nga sektori i ndërtimit

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë 2023 u rrit me 3,23%.  Të dhënat e INSTAT tregojnë se kontributin më të madh në rritje e dha sektori i ndërtimit me +1,43 % dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme me +0.72 %.

Më pas pozitivisht në rritjen ekonomike  ka ndikuar: Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje etj.

Grafik Instat nr.1

Negativisht kontribuoi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,31 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,27 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,03 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +0,23 pikë përqindje.

Ndonëse u përfol për një bum turistik konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit vetëm me 4,03%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,48 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,42 %.

Projektet që po betonizojnë qendrën historike të Tiranës

Në vitin 2022, Bashkia Tiranë dha leje për rreth 1.81 milionë metra katror sipërfaqe ndërtimi. Krahasuar me qytetet e tjera të vendit, Tirana vijon të mbajë rekord, duke mbajtur kështu dhe peshën më të madhe të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit. Në 2022, në Tirana u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin.

Grafik.1, Leje Ndertimi

Vlera e lejeve të ndërtimit, sipas INSTAT gjatë 2022 ishte afërsisht 113 miliardë lekë, për punime inxhinierike dhe ndërtesa. Në 2021 kjo vlerë ishte 99.2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 14%.

Sipas të dhënave të Institutit te Statistikave në tre mujorin e dytë u dha gjithsej një sipërfaqe prej rreth 461 mijë metra katror. Teksa në tre mujorin e parë të 2023 ra për herë të parë pas 5 vitesh sipërfaqja e lejeve të ndërtimit.

Gjashtë kulla shumë katëshe po ndërtohen në qendër të Tiranës, brenda territorit që dikur ishte zonë e mbrojtur historike. Vendimi Nr.582 i Këshillit të Ministrave (me kërkesë të Bashkisë Tiranë), i hapi rrugë tkurrjes së qendrës historike të qytetit.

Kjo ndërhyrje u kritikua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si e pabazuar në asnjë studim të mirëfilltë, veç interesave të biznesit të ndërtimit.

Kullat që po ndërtohen përmendim: Tirana’s rock, Neë Hotel Tirana International, Book Building, Eyes of Tirana, Forever Green, Tirana Mount.

Një raport i vitit 2020 nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar vuri në dukje se 1.6 miliardë euro para të pista ishin pastruar përmes sektorit shqiptar të pasurive të paluajtshme në tre vitet e mëparshme, me 60% të financimit të projektit që vinte nga burime të paligjshme.

Sektori i ndërtimit zë dyfish të peshës ekonomike në raport me mesataren e Rajonit dhe BE. Ndërtimi zuri 9,9 % të Vlerës së Shtuar së ekonomisë së Shqipërisë më 2019. Në BE ky sektor zuri vetëm 5.5%.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *