Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qëndresa Qytetare kërkon pezullimin nga detyra të rektorit Arben Gjata pas vendimit nga Gjykata

Për Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata u dha masa detyrim paraqitje nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Ai është akuzohet për veprat  “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.  Qëndresa Qytetare pas vendimit të marrë nga gjykata kërkon pezullimin e tij nga detyra si rektor. 

“Pezullimi i Rektorit, standard për garantimin e integritetit të institucionit”, thuhet në deklaratën e Qëndresës Qytetare.  Arben Gjata është i akuzuar në dosjen e hetimit mbi koncesionin e sterilizimit. 

Në gusht, SPAK lëshoi 8 urdhër arreste, përfshi këtu rektorin, ish ministra dhe drejtorë institucionesh. Qëndresa Qytetare i kërkon Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu pezullimin nga detyra të Rektorit të UMT deri në përfundimin e gjykimit të çështjes.

“QQ vlerëson se ky pezullim është i nevojshëm për të garantuar integritetin akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe integritetin e vendimmarrjes përgjatë kohës që z.Gjata vijon të jetë në drejtimin e UMT-së”, thuhet në deklaratën për media. 

QQ shprehet se pezullimi jo vetëm që është kopetencë Ministres së Arsimit e mbështetur në nenin 39, pika 10, të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë por tashmë edhe një standard i vendosur nga Minsitrat e Arsimit. 

Gjatë këtij viti u pezullua nga detyra rektorja e Unviersitetit të Shkodrës, për shkak të hetimit për korrupsion nga Prokuroria e Rrethit Shkodër.

Kontrata për koncesionin e sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service, ku janë aksionerë edhe Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.

40% të aksioneve i zotëron Investital LLC e themeluar nga Ilir Rrapaj, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit. Fillimisht kontrata u pezullua, për shkak të një ankese në Komisionin e Prokurorimit Publik, shqyrtimi i të cilit i dha të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë ai autoritet prokurues. Nga hetimet e deritanishme të SPAK nuk dihet nëse dhe KPP po hetohet për mënyrën e shqyrtimit.

Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2019. Më 23 dhjetor 2019, vetëm pak ditë pasi SPAK hapi dyert, Nisma “Thurje” depozitoi aty kallëzimin e parë me anë të të cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë, pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Koncesionet në fushën e  shëndetësisë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 5,6 miliardë lekësh. Përmes Partneritetit Publik Privat, Ministria e Shëndetësisë ka kaluar 4 shërbime shëndetësore tek privatët.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *