Citizens.al

Studentët e mjekësisë i rikthehen protestave

“Tetori do të jetë më i nxehtë se vera”,– tha Dea Guri duke ju referuar rifillimit të protestave të studentëve të mjekësisë. Sot duhet të ishte dita e parë në auditorë por studentët bojkotuan mësimin duke ripërsëritur kërkesat e tyre.

“Mjekësia do bojkotojë dhe do çojmë në Gjykatë Kushtetuese projektligjin dhe padia është në përgatitjet e fundit”,– theksoj Guri.

Çfarë parashikon projektligji për studentët e mjekësisë?

Projektligji parashikon që studentët do të nënshkruajnë një marrëveshje për të qëndruar 11 vite në Shqipëri, 6 nga të cilat janë studim dhe 5 vite punë, e më pas kanë të drejtë të tërheqin diplomën.

“Arsyet pse mjekët largohen, nuk është sepse janë të babëzitur, nuk është nga lakmia, është sepse në Shqipëri mungojnë kushtet dhe siguria në vendin e punës. Dhe për këtë arsye mënyra sesi kjo hemorragji do të ndalet nuk është duke i detyruar mjekët e ri të rrinë pesë vite, në Shqipëri por është duke ju siguruar atyre infrastrukturën dhe pagat e nevojshme”,– thekson Trevor Xhixho.

Gjatë protestës studentët i bënë thirrje edhe studentëve të vitit të parë që ti bashkoheshin kauzës së përbashkët. Ata ndërhynë në momentet e ndarjes së përparëseve të bardha për vitin e parë duke denoncuar mënyrën sesi po shpërndaheshin ato.

“A i keni parë sesi jepen përparëset në universitetin e Prishtinës, në Universitetin e  Kosovës? A i keni parë sesi jepen përparëset?  Si i morët sot përparëset? Si delet! Turp! ”,–  tha njëri prej studentëve.

Studentët premtuan vijimin e protestave përgjatë ditëve në vazhdim.

“Ligji që dogji etapat”

“Çdo student që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për tu pajisur me diplomë duhen edhe 5 vjet në shërbim të këtij populli.”,– u shpreh më 5 korrik Kryeministri Rama gjatë njoftimit për vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

Më 12 korrik, pas një diskutimi prej më shumë se tre orësh, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë miratoi me shumicë votash projektligjin, i cili detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri deri në pesë vite pas diplomimit.

Në  komision ish – ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se ky projektligj nuk i detyron studentët, por i vendos përpara zgjedhjeve. Ndërsa u shpreh se dy janë arsyet kryesore pse vjen ky projektligj: “e para ti motivojmë që të qëndrojnë këtu dhe e dyta që të plotësojmë nevojat”.

Më 21 korrik deputetët e Partisë Socialistë përdorën votat për të miratuar ligjet e debatura për studentët e mjekësisë dhe Akademinë e Shkencave.

Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri pesë vite pas diplomimit.

Studentët të cilët e kanë kundërshtuar këtë ligj qëndruan para Kuvendit në shenjë proteste deri pas mesnate.

Kundërshtimi i këtij projektligji është artikuluar edhe nga akademikë të ndryshëm.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW