Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i OKB: Apartamentet në Tiranë të papërballueshme, pastrimi i parave faktor për rritjen e çmimeve

“Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së banesave“, – theksohet në raportin e Komisionit Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara.

Raporti, i prezantuar më 4 tetor, jep një panoramë të zhvillimit urban, strehimit dhe menaxhimit të tokës në Shqipëri.

“Deri në 32 për qind të pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 janë blerë nga jo rezidentë. Pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kryesor në rritjen e çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare“, – analizohet në këtë përmbledhje.

Raporti thekson gjithashtu se pallatet e trashëguara nga regjimi komunist vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mirëmbajtjes.

Numri i banesave që janë të mbipopulluara sipas standardit të OKB arrin në 58%, mbetet më i larti në Evropë më përjashtim të Malit të Zi.

“Pabarazitë strukturore në tregjet e banesave e bëjnë të papërballueshëm aksesin për grupet me të ardhura të ulëta“, –shpjegon raporti.

Një raport i vitit 2020 nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar vuri në dukje se 1.6 miliardë euro para të pista ishin pastruar përmes sektorit shqiptar të pasurive të paluajtshme në tre vitet e mëparshme, me 60% të financimit të projektit që vinte nga burime të paligjshme.

“Qytetet e dendura vijojnë të mbindërtohen” 

Sipas publikimit, Shqipëria është një nga vendet me urbanizimin më të shpejtë në Evropë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është përqendruar në Tiranë, ndërsa pabarazia mes zonës ekonomike Tiranë – Durrës dhe pjesës tjetër të vendit mbetet e lartë.

“Diferenca e të ardhurave për frymë mes Tiranës ku është më e larta dhe Kukësit ku është më e ulët është më shumë se dyfish. Bashkia Tiranë merr 36 për qind të buxhetit total të 61 bashkive“,- shpjegon raporti.

Vendi mbetet i polarizuar ekonomikisht me shumicën e qarqeve dhe komunave që vuajnë nga nën-investimet dhe mos zhvillimi, për këtë arsye sugjerohet se zhvillimi territorial policentrik dhe i balancuar është çelësi në planifikimin e territorit dhe zhvillimin rajonal.

Lejet e reja të ndërtimit pësuan një rritje me 34 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instat raporton për tre muaj janë dhënë 361 leje të reja ndërtimi me një vlerë të përafërt prej 170 milionë eurosh. Për nga numri, lejet më së shumti janë dhënë në Qarkun e Durrësit, 125 të tilla, ndjekur më pas nga Tirana me 100 leje. Për godina shumëkatëshe janë dhënë 41 leje, ndërsa për hotele 14 leje.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *