Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Diskutim: “Deluzioni i të pasurit kinema në qytet”

“Nëse kinefilia ka vdekur, atëherë edhe filmat kanë vdekur. Nëse kinemaja mund të rilindë, kjo do të ndodhë vetëm përmes lindjes së një lloj dashurie të re për kinemanë”,-  janë fjalët e Susane Sontag, të cituara dje nga Elsa Demo gjatë takimit “ Kinematë: Traditë dhe Rizbulime“.

Ky takim mori shkas nga hulumtim i autores Elsa Demo: “Kulturë e plogësht e kinemasë dhe një copë rruge me time mbesë”, pjesë e serisë së shkrimeve mbi kulturën dhe artin e quajtur “Harta’’, komisionuar nga UNAA dhe botuar në platformën ARCA.

“Qendra e filmit e ka pothuajse të ndërprerë komunikimin dhe është në pozitë krejt pasive në raport me kinematë, me rrjetin Millenium apo Cinneplex në Tiranë”,- pohon Elsa në nisje të dikutimit për të nxitur debatin.

Producenti Joni Shanaj teksa kujtonte filmin “Nostalgjia“ nga Andrei Tarkovsky, si filmin e parë që i zgjoj dashurinë për kinemanë, rikujtoj sfidat ekonomike të atëhershme, ekzistente edhe në ditët e sotme.

“Të shkuarit në kinema është një problem ekonomik edhe sot, për një familje kushton shumë të shkosh në kinema, ka bileta 10 mijë lekë , është një sipërmarrje ekonomike, që ta shijosh filmin në formën e vetë maksimale”,- pohon Shanaj.

Shkrimtarja dhe gazetarja Demo shpjegoi se Qendrës Kombëtare e Kinematografisë (QKK) e drejtoi te kinematë private për të dhënat mbi shikueshmërinë e filmit shqiptarë përgjatë viteve të fundit.

“Nënkupton sa problematike është gjithçka që pengon pasjen e një tregu të brendshëm për filmin, nga shoqatat e kineastëve tek producentët, mbrojtja e të drejtës së autorit, shpërndarja e produksioneve shqiptare dhe evropiane etj. ”,- thekson Demo.

Producenti Enea Gramo identifikon se filmat nga QKK e nisin fushatën promocionale vetëm pasi është prodhuar filmi dhe kjo pengon dhe arritjen te audienca.

“QKK nuk është në gjendje që të ndjek hapa pas hapi marrëdhënien e producentit me distributorët, sepse mund të jenë shumë distributorë, distributori mund të ja japi një ekzekutori tjetër, apo i heq dorë fare etj.”,- shpjegon Gramo.

Sipas statistikave të CineplexxAL, në vitet 2019-2022, shikueshmëria e filmit shqiptar i financuar nga QKK, është mjaft e ulët.

“Ndikon konkurrenca e blockbusters, është e vërtetë, ndikon shija e publikut dhe cilësia e filmit shqiptar. Po ç’mund të thuash për “Zgjoin” që vinte në Tiranë pas suksesit më të madh ndërkombëtar që ka arritur ndonjëherë një film shqipfolës? Këto shifra duhej ta kishin shqetësuar me kohë Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, Ministrinë e Kulturës dhe bashkitë e qyteteve”,- pohon Demo gjatë hulumtimit.

Jashtë kryeqytetit, kinematë kanë mbetur në harresë

Në studim është analizuar gjithashtu gjendja e kinemave në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Shkodra ka një kinema, por sot që shkruajmë është i paqartë statusi i saj privat apo publik”,- konstatohet në përmbledhje.

Përsa i përket Korçës ka kinema por nuk ka pajisje projeksioni, kujtojmë këtu rastin e Gledis Bica, i cili do t’i marrë me qira për të organizuar sërish Festivalin e Filmit të Shkurtër në 18-22 shtator, tek ajo që ka mbetur nga “Majestic”-u.

Kinema Majestic, Korçë. © Orestia Kapidani 2023

“Gjirokastra është një deluzion në mesin e propagandës për turizmin. Mund të të gënjejë atmosfera e ndenjëseve vintage në damask tek qendra “Musine Kokalari”, por gjëja e fundit “për të qenë” e shfaqur aty është “Dasma e Sakos” në 1998. Fotot që bëmë aty nuk kanë nevojë për koment”,- vijon më tej analiza e Demos.

Ambientet e brendshme të kinemasë së Gjirokastrës

Për sa i përket Elbasanit, Demo iu drejtua Bashkisë, e cila u përgjigj se për kinema duhet shkuar në Labinot – Fushë tek “Fish City” i Gjergj Lucës, aty ku kalojnë filmat amerikanë të Cineplexx.

ka përdorur si informacion përshkrues përgjigjen e Bashkisë së qytetit e cila është shprehur se duhet të shkoni në Labinot-Fushë, tek Luca, pasi aty kalojnë filmat amerikanë të Cineplex-it.

“Në vend të zbatimit të një politike për filmin dhe zhvillimin e audiencës, ministrja e Kulturës së Shqipërisë ndjek një ekzibicion të sëmurë facebooku: organizon “Netët e filmit” në zyrën e saj”,- citohet në hulumtim.

Hulumtimi mbyllet me një rekomandim mbi kinematë, që pavarësisht nga statusi: të pavarura, të administruara nga pushteti vendor, apo në pronësi të korporatave, Ministria e Kulturës duhet të zbatojë një kuadër ligjor për kulturën e kinemasë dhe nëpërmjet saj për kinemanë kombëtare.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *