Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Vendim i keqinformuar” gjykata pezullon shembjen e një tjetër pallati në rrugën “Myslym Keta”

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Pallati u shpall i dëmtuar në një shkallë DS4 nga Instituti i Ndërtimit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit është DS1.

Me përfaqësimin e avokatëve nga Qendra “Res Publica” ata arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

Sipas avokatëve të Qendrës “Res Publica”  janë venë re tre shkelje për të gjithë procesin e shembjes së pallatit:

  • Vendimmarrja për prishjen e pallatit është “e keq informuar” në rastin më të mirë dhe në keqbesim në çdo rast tjetër, pasi është kryer pa një akt konstatimi paraprak për vlerësimin e pallatit të dëmtuar nga Instituti i Ndërtimit, ndërkohë që nuk ka asnjë provë që tregon dëmtime të pallatit.
  • Vendimet janë marrë bazuar në fakte të rreme. Ndryshe nga sa pretendohet në to, pallati nuk është dëmtuar në shkallën DS4 por DS1 (pra shkallë e ulët dëmtimi) dhe raporti mes kostos së rindërtimit dhe kostos së riforcimit është nën kufirin 70%, kriter ligjor për vendimin e prishjes së një objekti.
  • Pala e paditur nuk u konsultua me banorët për vendimmarrjen, madje Vendimi i Këshillit Bashkiak nuk iu njoftua banorëve nga ana e Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak. Një vendimmarrje e tillë nga ana e Bashkisë Tiranë, ku konsultimi me banorët duhet të ishte bërë para, gjatë dhe pas vendimit për shkatërrimin e pronës, është në shkelje të ligjit për të drejtën e pronës.

Çfarë ndodhi me pallatet e tjera te rruga ‘Myslym Keta”? 

Në 19 dhjetor 2022, njëra shkallë e pallatit numër katër në rrugën “Myslym Keta” u shemb në orët e para të mëngjesit nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, e më pas vijoi shembja e tetë pallateve të tjera. Gjykata Administrative vendosi të rrëzojë sigurimin e padisë për pezullim të procesit, pasi sipas tyre akti tanimë ishte konsumuar.

Më 27 nëntor të vitit 2019, pallati numër 4 iu nënshtrua ekspertizës së parë nga Instituti i Ndërtimit për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti.

Në akt-ekspertizën Instituti i Ndërtimit u shpreh se objekti ka probleme në strukturë dhe është i pabanueshëm.

Pak ditë më vonë, më 6 dhjetor 2019, Instituti i Ndërtimit kundërshtoi veten duke dalë me një tjetër akt-ekspertizë ku theksoi se nuk ka probleme në strukturë dhe kërkoi marrjen e masave për raiprimin e dëmeve për shkalën 2,3,4,5,6,7,8,9 të pallatit numër 4 në rrugën “Myslim Keta’, ndërsa për shkallën e parë të po këtij pallati u shpreh se nuk ka probleme në strukturë, mirëpo banesat në katin e dytë dhe të tretë kanë çarje masive të murit mbrojtës dhe kërkoi marrjen e masave urgjente për riaprimin e dëmeve në këto banesa.

Më 22 dhjetor 2019 konstatohet nga drejtuesi i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu se hyrja e parë e pallatit katër ka shkallën DS3 të dëmtimit dhe të mërren masa për riaprimin e dëmeve. Oponenca teknike e akt-ekspertizës së thelluar vendos që pallati numër 4 të prishet dhe të ndërtohet e re.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *