Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Rimëkëmbja e ngadaltë e pyjeve”, studimi tregon se moratoriumi nuk po ndihmon ripyllëzimin e Munellës

Moratoriumi i Pyjeve, i cili po hyn në vitin e shtatë, ka ndikuar shumë pak në mbrojtjen e pyjeve. 

Një studim i PPNEA i cili mori në studim zonën e Munellës dhe Polis-Gur i Zi-Valmarë, tregoi se këto zona janë prekur nga prerja e durëve dhe nga zjarreve, duke humbur sipërfaqje pyjesh.

Ekspertët theksuan se u zgjodhën pikërisht këto dy rajonë sepse janë të rëndësishme në rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit. 

Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i Rrëqebullit Euroaziatik dhe për shkak të numrit të tij është i rrezikuar në mënyrë kritike sipas vlerësimit të Listës së Kuqe të IUCN-së. Kjo popullatë konsiderohet gjithashtu si popullata autoktone më e kërcënuar e Rrëqebullit në Evropë.

Prandaj edhe ekspertët shprehen se kërkohet një veprim urgjent ruajtjeje për të shmangur zhdukjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Kjo popullatë aktualisht është e shpërndarë midis dy popullatave burim (source) në Maqedoninë e Veriut (Parku Kombëtar i Mavrovës) dhe Shqipëri (Mali i Munellës). Për më tepër, ai është i pranishëm edhe në Bjeshkët e Nemuna në Kosovë. 

Kështu veprimi është i lidhur dhe me ruajtjen e këtyre zonave, sikurse Mali i Munellës në rastin konkret.

Nga 2016 deri në 2022, Munella ka një humbje mesatare të pyjeve nga zjarret në një masë 57%. Ndërsa Polis-Valamarë në një masë më të vogël prej 4%.

Të dhënat e studimit tregojnë se Munella ka humbur 2.18 km2 pyje mestarisht në vit, ndërsa Polis Valamara 0.97km2. 

Zona e studimit për rajonin e Munellës mbulonte 1521 km2, ndërsa në rajonin e Polis-Gur i Zi-Valmarë 720 km2. Në studim janë përfshirë Parku Natyror i Munellës, Bjeshkët e Oroshit, Sopot-Stravaj, Dardhë-Xhyrë dhe Guri i Nikës-Valamarë.

Sipas studimit, në vitin 2010 brenda zonës së Munellës (1521km2) rreth 43% është klasifikuar si pyll ose 654 km2. Shkallja e rritjes së pyjeve vlerësohet 5.1% ne një periudhe kohore 2 vjeçare.

Nga viti 2016 e në vazhdim, humbja e pyjeve ishte 2.2 km2 në vit. Sipas ekspertëve që kanë kryer studimin, rolin kryesor në humbjen e pyjeve e kanë luajtur prerja e drurëve dhe zjarret.

“Ne kemi dhe Moratoriumin e Pyjeve dhe sigurisht për të parë dhe ecurinë dhe suksesin e këtij moratoriumi realizuam dhe këtë studim i cili është një vazhdim i studimit që kemi bërë në 2019 në zonën e Munellës. Dhe përfundimet treguan se shkalla e humbjes së pyje ve është më e lartë se ajo e ripërtëritjes”, u shpreh drejtori i PPNEA Aleksandër Trajçe.

Republika e Shqipërisë në vitin 2016 miratoi zbatimin e një moratoriumi 10-vjeçar me qëllim ndalimin e prerjeve të pakontrolluara të pyjeve deri në vitin 2026.

Studimet e deritanishme, ashtu si ai i prezantuar të mërkurën nga PPNEA tregojnë se situata me prerjen e pyjeve mbetet shqetësuese.

Eksperti Ronny Dobbelstejin, i cili ka hartuar studimin u shpreh se në studime të tilla nuk duhet thjesht të shohësh rezultatet por edhe të kuptosh se cila do të ishte metodologjia më e mirë për monitorimin e humbjes të sipërfaqeve pyjore dhe nga ky studim ne pamë se mënyra më e mirë është ajo e Global Forest ëatch që të jep të dhëna gjithëpërfshirëse.

Ekspertët dhanë edhe disa rekomandime se si mund të përmirësohet situata me humbjen e pyjeve.

Së pari, realizimi i patrullimeve të përbashkëta me specialistët e AKZM, ADZM-ve përkatëse AKP dhe Bashkitë, me qëllim parandalimin e prerjeve dhe zjarreve në rajonet e studimit.

Së dyti, rritja dhe zbatimi i Moratoriumit të Pyjeve në terren nëpërmjet kontrolleve dhe verifikimeve vlerësohet si një hap i domosdoshëm nga ekspertët.

Rishikimi i parcelave të shfrytëzimit për dru zjarri nga institucionet përgjegjëse, është rekomandimi i tretë që jep studimi.

Së katërti, zhvillimi i planit të menaxhimit për Parkun Natyror Munellë.

Bashkimi dhe zgjerimi i zonave të mbrojtura brenda ekosistemit Polis-Gur i Zi-Vlaamarë, bazuar mbi rivlerësimin e biodiversitetit.

E së fundmi, sipas ekspertëve është e rëndësishme që të mbahen aksione të përbashkëta për rigjenerimin e pyjeve, askione si mbjellja e pemëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *