Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Në gjyq për mbrojtjen e Vlorës”; Aktivisti: Strategji tipike për të shtyrë procesin

Ambientalisti Lavdosh Ferruni është paditur nga kompania “RENCO SPA Albania” me akuzën e shpifjes.

Në kërkesën për gjykim, kompania i referohet një artikulli tw ambientalistit Ferruni ku thuhet: “TEC-i pushtues i Bangladeshit po i afrohet Vlorës – A do e japim Vlorën?”.

Sipas kompanisë Ferruni ka ngritur akuza të pabaza mbi kompaninë dhe lidhjen e saj me mafian italiane dhe raste të provuara ryshfeti në Afrikë.
Ferruni ka qenë sot në gjykatë por çështja është shtyrë përsëri. Ai shprehet se kjo është një teknikë e përdorur për të lodhur aktivistët dhe për t’i bërë të heqin dorë nga kauzat e tyre.

“Unë i akuzuar për shpifje qëndroj këtu pa asnjë lloj fajësie realisht”, thotë Ferruni duke shtuar se në fakt ajo që po ndodh është thjesht një zvarritje procesi.

Kjo për Ferrunin është pa dyshim një manovër gjyqësore. Akuza ndaj tij është ngritur në Mars të 2023, dhe seanca e parë është bërë në Maj. Seanca e dytë është thirrur në tetor por është shtyrë sepse mungonin avokatët e kompanisë dhe për herë të dytë u shty dhe ditën e sotme.

Feruni shprehet se kompanisë nuk i intereson që ai të dalë i pafajshëm deri në shkurt të 2024.

“Në shkurt ka thënë Balluku vihet në punë TEC-i lundrues. Me vënien në punë hapet rruga për të transferuar offshore 70 milion euro”, thotë Ferruni.

Dy Termocentralet (TEC) lundruese në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” prej më shumë se një viti po lundrojnë në gjirin e Vlorës ende pa prodhuar energji. Fillimisht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh se ato do të nisnin prodhimin e energjisë në janar 2023, për të “shpëtuar” kështu vendin “nga kriza energjitike”, e cila nuk ndodhi.

TEC-et nuk kanë nisur ende prodhimin gati një vit pas kësaj deklaratë, pasi janë në fazë testimi sipas Korporatës Energjitike Shqiptare (KESH).

Në një përgjigje për Citizens Channel në muajin shtator, KESH tha se makineritë do të vihen në punë deri më 15 Nëntor. Sipas KESH aktualisht nuk është realizuar asnjë pagesë për qira e mirëmbajtje”.

Sa i përket pagesës prej 46 milionë dollarësh për qiranë e dy anijeve, KESH tha: “zbatimi i kontratës mes palëve, për periudhën 2 vjeçare, fillon vetëm pas realizimit me sukses të komisionimit të njësive gjeneruese, moment ky nga i cili fillojnë edhe detyrimet financiare për palën KESH sh.a”.

Ambientalsitët kanë mbajtur protesta kundër TEC-eve sepse i konsiderojnë të dëmshme për mjedisin. Po ashtu po mbledhin firma për një peticion kundër tyre, si dhe kanë dërguar padi në gjykatë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *